Sekretet japoneze për një lëkurë të re edhe pas moshës 50- vjeçare
Një ndër gjërat më të padëshiruara të plakjes janë pikërisht rrudhat dhe thinjat. Mirëpo, me anë të disa sekreteve dhe mënyrave të thjeshta, ju mund t’I ngadalësoni ato dhe të dukeni në formë të mirë edhe pas moshës 50-vjeçare.
Tanimë dihet se gratë japoneze njihen për lëkurën e tyre të pastër dhe pa rrudha, dhe disa nga sekretet e tyre janë më poshtë:
Çaji I gjelbër– mirëmbajtja e lëkurës nuk ka të bëjë vetëm me produktet dhe kremërat, të cilat I hedhim në të, por ka të bëjë edhe me atë se çfarë konsumojmë. Kështu një ndër produktet, që duhet ta konsumoni patjetër nëse dëshironi një lëkurë të pastër është çaji I gjelbër. Ai përmban një numër të lartë të antioksidantëve, të cilët parandalojnë plakjen dhe stimulojnë AND-në e qelizave të lëkurës.
Algat e detit– janë të paketuara me një numër të lartë të përbërësve, të nevojshëm për një lëkurë të mirë. Ato përmbajnë kalcium, magnez, vitaminë K dhe hekur, të cilët kanë një efekt shumë të mirë për lëkurën.
Masazhimi I fytyrës– është një metodat më të mira për mirëmbajtjen e lëkurës. KJo metodë stimulon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe oksigjenit, si dhe mundëson çlirimin e muskujve të fytyrës.
Pastrues natyralë– ju duhet të bëni kujdes të shtuar në zgjedhjen e një pastruesi sa më natyral për fytyrës. Gjetja e një pastruesi, që përmban sa më pak përbërës kozmetikë, dhe sa më shumë natyralë është një metodë shumë e mire për mirëmbajtjen e lëkurës.
Mos përdorni toner– nëse keni probleme me akne dhe keni lëkurë të yndyrshme, toneri është I nevojshëm, mirëpo në raste të tjera nuk rekomandohet. Ai mund ta thajë dhe ta plakë lëkurën më shpejt.
Kolagjeni– është një sekret i lëkurës së pastër dhe pa shenja. Kolagjeni ka një numër të lartë të funksioneve biologjike. Ai e mbronë lëkurën nga plakja e qelizave, si dhe I jep lëkurës pamje të mirë. Për të pasur një lëkurë të pastër nuk duhet kurrsesi ta harroni kolagjenin.
Krahas këtyr metodave ju duhet, që të kujdeseni edhe për ushqimin, të cilin e konsumoni. Një dietë e pasur me fruta, perime dhe fibra është mënyrë e duhur për mirëmbajtjen e lëkurës.