Blogerja e seksit i tregon shqiptarëve 7 këshillat për një raport më të mirë në krevat

Blogerja e seksit i tregon shqiptarëve 7 këshillat për një raport më të mirë në krevat

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan u diskutua për një temë interesante, atë të marrëdhënies në çift. Sa e nevojshme është që çiftet të kuptojnë njëri-tjetrin në këtë aspekt për të pasur një jetë intime sa më të shëndetshme. Për të diskutuar rreth kësaj teme, e ftuar në studio ishte gazetarja Zhaklin Lekatari. Ajo ka dhënë 7 këshilla për të gjitha çiftet që të kenë një jetë seksuale sa më të shëndetshme.

A flisni me njëri-tjetrin për marrëdhëniet intime dhe sa të lehtë e keni për të hapur një bisedë të tillë mes jush?

Zhaklin Lekatari: Mendoj që çiftet sot nuk flasin shumë me njëri-tjetrin edhe kur janë të rinj edhe kur janë të vjetër. Është shumë e rëndësishme që mos ta humbasim atë kontaktin fillestar që një çift ka pasur në fillimet e tyre në marrëdhëniet e tyre. Mund të rikthehemi dhe të rikujtojmë ato hapat e parë, dhuratat e para, takimet e para.

A i keni marrëdhëniet seksuale një prioritet në jetën tuaj në çift? 

Zhaklin Lekatari: Është shumë e rëndësishme që t’i kemi prioritet marrëdhëniet tona intime apo seksuale. Marrëdhënia intime është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë.

Si mendoni se do të ndryshojë marrëdhënia juaj seksuale gjatë jetës dhe a jeni të përgatitur ta mbroni atë ndaj çdo ngjarjeje në jetën tuaj përgjatë viteve?

Zhaklin Lekatari: Në këtë rast rëndësi kanë të dyja gjinitë. Nevojë për dashuri, për pasion për përkëdhelje për fjalë të ëmbla kanë të dyja palët. Gratë nuk duhet të presin patjetër që iniciatori të jetë gjithmonë vetëm burri. Të marrin atë që duan nga partneri i tyre.

Si e mbani gjallë interesin seksual me kalimin e viteve?

Zhaklin Lekatari: Vetëm komunikimi është çelësi i suksesit të një jete të shëndetshme edhe emocionale por edhe seksuale. Duhet të mësojmë të mos kemi turp. Shëndeti seksual është një pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm.

A ziheni me partnerin/partneren për çështjen e seksit dhe si t’i menaxhoni sa mirë këto situata?

Zhaklin Lekatari: Është një temë mbi të cilën heshtet shumë. Në rastin kur bashkëshorti do të ketë më shumë marrëdhënie dhe ti je lodhur dhe do të kesh më pak marrëdhënie, mendoj që këtu duhet gjetur një terren i përbashkët. Nëse bashkëshorti do 4 herë dhe gruaja 1 herë, atëherë të bëhet 2 herë që të jenë të gjithë të lumtur.

Si e ushqeni ju marrëdhënien tuaj individuale me seksualitetin?

Zhaklin Lekatari: Disa veprime të caktuara që ju dëshironi të kryeni në marrëdhënien tuaj intime, nuk janë për të gjitha gratë. Sepse jo të gjitha gratë pranojnë veten, pranojnë trupin e tyre. Pranimi i vetes, njohja e trupit tënd është shumë e rëndësishme që t’i evidentojmë.

Për të sapomartuarit, cilat janë pritshmëritë tuaja gjatë muajit të mjaltit?

Zhaklin Lekatari: Mendoj që janë shumë të larta, megjithëse varet nga koha kur je martuar. Sepse nëse je një marrëdhënie prej shumë vitesh dhe martohesh pas një dekade, atëherë besoj që ka filluar pak ajo apatia. Muaji i mjaltit, lidhja e një jete bashkë, besimet e shkëmbyera, është një mënyrë shumë e re nëse jemi një çift afatgjatë për t’i dhënë ajër marrëdhënies tonë. /klan

Shpërndaje në: