Ndalohet përdorimi i shkopave të plastikës për pastrimin e veshëve
Skocia ka ndaluar shkopat për pastrimin e veshëve, që janë me pambuk dhe me plastikë.
Legjislacioni i ri, i cili u prezantua për herë të parë në parlamentin skocez, në shtator, tani ka hyrë në fuqi, duke parandaluar prodhimin dhe shitjen e tyre.
Roseana Cunningham, sekretare e mjedisit, tha se ajo është krenare që qeveria skoceze e ndaloi këtë gjë.
“Produktet plastike me një përdorim të vetëm nuk janë të kota, por bëjnë që plazhet dhe hapësirat e gjelbërta të ndihen të kërcënuara”, tha Cunningham.
Vetëm gjatë tre mujorit të kaluar, në Skoci janë pastruar rreth 150,000 shkopinjë plastike në plazhet e saj.