A e keni ditur se ekziston ilaçi i kancerit

A e keni ditur se ekziston ilaçi i kancerit

Ilaçi kundër kancerit ekziston, ndërkaq për atë zbulim që nga viti 1923 shkencëtari gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin “Nobel”, kurse sot me qëllim injorohet në tërësi.

Meqenëse dihet shkaktari i kancerit, dihet edhe ilaçi, madje jo vetëm, një por një sërë barnash për të cilat dëshmojnë mijëra njerëz të cilët e kanë mposhtur kancerin me ndihmën e tyre. Disa nga ato barna janë konfirmuar shkencërisht.

Pra, t’ia fillojmë sipas radhës.

Soda e bikarbonatit

Soda e bikarbonatit me siguri është forma më popullore e shërimit të kancerit, ndërkaq përdorimi i saj në kombinim me lëngun e limonit ka shëruar një numër të madh njerëzish. Ajo shkatërron thartinën në organizëm, andaj kanceri është e pamundur të zhvillohet.

E quajtur ndryshe si soda e bukës, bikarbonati aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit. Për shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.

Vaji i kanabisit

Dëshmi të shumta të njerëzve i konfirmojnë edhe studimet shkencore të cilat kanë konstatuar që vaji i kanabisit është shumë shërues dhe shumë i dobishëm kundër sëmundjeve malinje.

Përbërësi i marihuanës Cannabidiol, është pjesa jo-psikoaktive. Me fjalë të tjera, nuk të bën ta ndjesh efektin halucinogjenik te bimës

Vaji i lirit dhe djathi i freskët i pakulluar

Dr. Johanna Budwig, shkencëtare gjermane dhe biokimiste është femra e cila ka shpikur mënyrën natyrale të shërimit të kancerit: kombinimi i vajit të lirit me djathin e freskët të pakulluar i jep trupit thartinë esenciale yndyrore dhe lipoproteina të cilat reduktojnë tumorin dhe përtërijnë shëndetin.

Fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Liri, ka një efekt pozitiv edhe në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

Bërthamat e kajsisë

Sot shpesh me emrin leatrile apo vitaminë B17 konsiderohet edhe vetë amigdalina në formë natyrale e gjendur në bërthamat e kajsisë, në farat e mollëve dhe të burimeve të tjera të kësaj vitamine.

Këto fara përmbajnë fibra të shumta të cilat janë ushqyese dhe me proteina. Ndër të tjera kanë vitaminën E dhe janë pa kolesterol, por kanë në brendësi të tyre amygdalinë dhe të gjitha pasojat e saj negative.

Xhenxhefili

Sipas studimeve të fundit, xhenxhefili natyral përmban përbërës që janë shumë më efektiv sesa ilaçet e kimioterapisë për luftimin e qelizave amë kanceroze.N jë nga këta përbërës është edhe 6-shogoal, i cili është rezent në xhenxhefil. Ky përbërës në mënyrë direkte i helmon qelizat kanceroze në trupin e njeriut dhe i vret ato pa shkaktuar ndonjë efekt anësor në qelizat e shëndetshme.

Vlen të ceket se ky artikull për herë të parë është publikuar në “Doctor.NDTV”.

Filizat e lulelakrës

Krahas barnave të përmendura, në natyrë ka edhe shumë barna. Disa njerëz kancerin e kanë shëruar me ushqime të paziera, disa me xhenxhefil.

Janë të njohura rastet e njerëzve të cilët kancerin e kanë shëruar me ndihmën e mjaltit natyral, si edhe rastet kur kancerin e kanë shëruar me ndihmën vajgurit të pastër shqiptar, mirëpo të gjithë e kanë një të dilemë të përbashkët: mjekësia nuk ka gjetur përgjigje, mirëpo shumica kanë hequr dorë në rastet e shërimit vdekjeprurës me hemoterapi.

Graviola

Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat e graviolës.

Graviola është veçanërisht efikase në shërimin e kancerit të mushkërive, prostatës dhe pankreasit.

Çaji bimor Essiac

Essiac është një shkrirje disa herbareve, rodhe, lëpjetë dele, leshterik raven, lakërishtë, dhe tërfil i kuq. Konsumimi i këtij çaji redukton rritjen e qelizave kanceroze, shëndeti i përgjithshëm dhe ai imunitar do të përmirësohen.

Dhimbjet në trup do të reduktohen, dhe oreksi gjithashtu do të përmirësohet me ndihmën e trajtimit të Essiac bimor.

Karotat

Ekspertët thonë se karotenoidet janë efektive në uljen e incidencës së kancerit, madje i këshillojnë ato sidomos gjatë periudhës së menopauzës. Mjekët këshillojnë që karotat të konsumohen të paktën tri herë në javë: dy herë të pjekura dhe një herë ashtu siç janë, pa i gatuar, pasi kjo rregullon fluksin e hormoneve estrogjen.

Kërkimet e kryera vitet e fundit kanë treguar për një rrezik të prekjes nga kanceri i gjirit, i cili reduktohet me 17 për qind në rastet e femrave që konsumojnë rregullisht karota.

Brokoli

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Vepron për shkak se, shija pak e hidhur e brokolit dhe kushërinjve të tij si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si arsyeja kryesore për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit.

Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur izotiocianatët dhe glukozinolatet pengojnë përhapjen e kancerit.

Këshillë: Para se të përdorni këto kura të mjekësisë alternative, ju sugjerojmë që të kërkoni mendimin profesional të mjekut.

Shpërndaje në: