Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?
Shumica e pacientëve me dhimbje në qafe, në shpinë, në krah, në ijë, përgjatë duarve, këmbëve, me kokëdhimbje ose me marramendje, mundimet mund t’i zgjidhin pikërisht me punën e kiropraktikuesit.
Te dhimbja në cilëndo pjesë të kurrizit, patjetër duhet të shkoni te mjeku.
Mjerisht, zakonisht me rastin e sulmit të parë njerëzit mendojnë vetëm në mundësinë e largimit të dhimbjes momentale “duke shfrytëzuar medikamentet” ose pushimin, e jo edhe për shkaktarin e shfaqjes së sulmit.
Po kështu, nuk presin që dhimbja mund të përsëritet dhe më së shpeshti me më intensitet, nëse nuk hiqet shkaktari i një gjendjeje të tillë. Mirëpo, pikërisht shfaqja e parë e dhimbjeve në cilëndo pjesë të kurrizit është shenjë për alarm dhe arsye që në atë moment t’i ndihmohet pacientit.
Pas kontrollimit dhe pamjes objektive të gjendjes së pacientit, shumica, me dhimbje në qafe, në shpinë, në krah, në ijë, përgjatë duarve, këmbëve, me kokëdhimbje ose me marramendje, mundimet mund t’i zgjidhin pikërisht me punën e kiropraktikuesit.
Natyrisht, sipas nevojës edhe me shfrytëzimin e trajtimeve fizikale, të cilat do të ndikojnë në mënyrë primare në shkaktarin e mundimeve.
Nëse pacienti me kohë shkon te mjeku në mënyrë që të ndikohet në shkakun e dhimbjeve, shërimi do të zgjasë shumë më pak, ndërsa pacienti për një kohë të shkurtër do të lirohet nga simptomat jo të lehta.
Pas shfaqjes së dhimbjes që buron nga kurrizi, janë të domosdoshme edhe këshillat që do të pengojnë shfaqjen e sërishme të dhimbjes, sepse secila dhimbje e re mund të thotë dëmtim më i thellë i ndonjë pjese të kurrizit.
Këshilla ka të bëjë me shfrytëzimin e “pozitave mbrojtëse”, me forcimin e grupeve të nevojshme të muskujve, me ndryshimin e stilit të jetës dhe të shprehive për secilin pacient. Ç’është e drejta, duhet t’i adaptohemi mënyrës bashkëkohore të jetës, porse njëherazi ta ruajmë kurrizin në mënyrë të drejtë.
Kush është kiropraktikues?
Fusha primare e punës së kiropraktikuesit është kurrizi dhe nyjat kurrizore, por edhe nyjat e tjera të trupit.
Kiropraktikuesi duhet të jetë i fushës së mjekësisë që të mund të merret me shërimin e personave që kanë telashe me kurrizin.
A mund t’i shmangemi operacionit të diskus hernisë me anë të kiropraktikës?
Kiropraktikuesi, me anë të kombinimit të terapisë, te një numër i madh i pacientëve, mund ta kthejë pacientin në gjendje stabile, kështu që nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik.