Si e ndryshon lindja e fëmijës trupin dhe trurit e babait
Ndryshime hormonale dhe në disponim, stres dhe shumë ndryshime të papritura në trup – këto janë gjërat që shtatzënia dhe lindja e fëmijës i sjell në jetën e një femre.
Por, pavarësisht se njerëzit mendojnë që babai mbetet i paprekur për shkak se nuk e bart beben dhe nuk e lindë, studimet e fundit kanë treguar se edhe meshkujt përjetojnë ndryshime hormonale dhe neurologjike kur e mirëpresin të porsalindurin në jetën e tyre.
Më poshtë jua sjellim disa prej ndryshimeve përmes së cilave kalojnë trupat dhe mendjet e meshkujve gjatë shtatzënisë së partneres dhe pas lindjes së fëmijës.
Nivelet e testosteronit zvogëlohen
Testosteroni është hormon mashkullor që është përgjegjës për zhvillimin e funksioneve riprodhuese mashkullore dhe i motivon meshkujt të gjejnë partnere. Studimet tregojnë se meshkujt me nivele të larta të testosteronit janë më të prirë të jenë joshës në sytë e femrave.
Por, siç duket nivelet e testosteronit te baballarët e ri mund të zvogëlohen për 34%. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shpjegohet nga fakti se meshkujt që veç sa janë bërë prind e përqendrojnë vëmendjen te familja dhe i rezistojnë dëshirës për të kërkuar partnere tjetër.
Veç kësaj, aq më i ulët niveli i testosteronit te babai i ri, aq më shumë ai është i gatshëm të kujdeset për fëmijën.
Nivelet e oksitoksinës mund të rriten
Ata baballarë që luajnë me fëmijët e tyre kanë nivele më të larta të oksitoksinës në gjak krahasuar me baballarët që më pak përfshihen.
Oksitoksina është hormon përgjegjës për relaks, dashuri, ndjenja pozitive dhe për lidhje të fortë mes njerëzve, ndërkaq në mënyrë natyrale rritet te nënat e reja gjatë dhe pas lindjes.
Edhe truri i baballarëve të ri ndryshon
Studimet e fundit kanë treguar se truri i meshkujve i përjeton të njëjtat ndryshime sikurse nënat e reja.
Zonat e trurit që ndërlidhen me angazhimin, mëshirën dhe aftësinë për të komunikuar me një fëmijë kanë më shumë materie të hirta dhe të bardha mes 12 dhe 16 javëve të shtatzënisë sesa në fillim.
Meshkujt po ashtu mund të përjetojnë depresion pas lindjes së fëmijës
Depresioni pas lindjes është çrregullim i disponimit që shkaktohet nga shtatzënia dhe li
ndja, dhe zakonisht përfshin acarim, ankth, mungesë shpresave dhe dëshpërim.
Hulumtuesit besojnë se ky depresion nuk është vetëm problem femëror, por edhe rreth 10% e meshkujve e përjetojnë këtë, ndërkaq priret të shkaktohet nga nivelet e ulëta të testosteronit.