Pesë iPhone-t më të mirë sipas fansave të Apple
“Cili është iPhone më i mirë në historinë e Apple?” është një pyetje e vështirë, pasi përfshin disa karakteristika: risi, çmim, performancë, vlerë historike etj. The App Factor – një faqe që merret me informacionet e nevojshme për iPhone, iPad, Mac dhe pajisje të tjera Apple – realizoi një listë me 20 iPhone, të cilët janë renditur nga më të këqijtë te ata më të mirët. Theksojmë se për renditjen e tyre janë marrë parasysh të gjitha karakteristikat e mësipërme.
Lista:
- iPhone 5C
- iPhone 3GS
- iPhone
- iPhone 4S
- iPhone 6S
- iPhone 6s Plus
- iPhone 7
- iPhone 5S
- iPhone 7 Plus
- iPhone 3G
- iPhone SE
- iPhone 8
- iPhone 8 Plus
- iPhone XS Max
- iPhone XS
Tani, pesë vendet e para:
- iPhone 6
Është e vështirë të mos e duash iPhone 6. Së pari, është iPhone që solli për herë të parë dizajnin modern të smartphone-t. Njerëzit e vlerësojnë për teknologjinë NFC dhe për faktin që ishte iPhone i parë që u lejoi përdoruesve të regjistronin video 1080p. Sigurisht që nuk është iPhone më inovativ.
- iPhone 6 Plus
Sërish një model i iPhone 6, i cili në thelb është i ngjashëm me iPhone 6, thjesht ka ekran më të madh. iPhone 6 Plus i joshi edhe ata që nuk janë fansa të telefonave me ekranë të mëdhenj.
- iPhone 4
Në krahasim me iPhone-t e tjerë si 3G, iPhone 4 prezantoi FaceTime, modelin iOS dhe kameran e përparme.
- iPhone X
Një ndër arsyet pse iPhone X nuk renditet në vendin e parë është çmimi i kripur. Sidoqoftë është një smartphone që prezantoi risi në dizajn.
- iPhone 5
Për shumë njerëz, iPhone 5 ishte gjithë ç’na duhet nga një smartphone. Dizajni erdhi si përmirësim i modeleve të mëparshme. Po kështu vlerësohet ekrani dhe bateria. Njerëzit që përdornin iPhone 5 nuk ndiheshin sikur kishin modelin e fundit të Apple, por as sikur kishin një telefon të dalë mode. iPhone 5 është smartphone-i për të cilin betohen fansat e Apple.
Ndërkohë modelet e iPhone 11 po bëjnë namin, ku shitjet janë masive, pavarësisht çmimit.