Tri arsyet pse dashuria e qetë është më e mira
Sipas një studimi, vetëm rreth 12% e çifteve qëndrojnë së bashku për më shumë se 20 vjet, por ata që arrijnë të mbajnë një marrëdhënie afatgjatë kanë nivele të aktivitetit të trurit të ngjashëm me ata që janë rishtaz në dashuri.
Kjo do të thotë se dashuria e qetë është përgjigjja për një marrëdhënie të lumtur të përhershme. Lexoni më poshtë për të zbuluar pse.
Arsyeja pse dashuria e qetë zgjat më shumë është se partnerët mësojnë të mos shkelin kufijtë e njëri-tjetrit, të mos humbasin temperamentin e tyre dhe t’u përmbahen kritikave dhe sugjerimeve. Ata janë të durueshëm, tolerantë dhe krijojnë një mjedis të sigurt dhe të dashur, raporton “Bright Side”.
Nuk ka dashuri të qetë pa besim
Dashuria e qetë ndërtohet mbi besimin dhe sigurinë. Me fjalë të tjera, ju pranoni të mos e lëndoni njëri-tjetrin. Pa besim, transparencë, mbështetje emocionale, mirëkuptim dhe respekt nuk mund të jemi kurrë të qetë ose vërtet të sigurt dhe të dashur.
Dashuria e qetë është edhe romantike
Të pasurit një dashuri të qetë nuk do të thotë që nuk jeni romantikë. Përkundrazi, dashuria e qetë sjell romanticitet. Ju mendoheni për shprehjet që do t’i thoni partnerit ose partneres dhe nuk e lëndoni me fjalë që nuk i meritojnë.