Ajo nuk do të bëjë më seks me ty dhe ka një arsye pse!

Ajo nuk do të bëjë më seks me ty dhe ka një arsye pse!

Mos u habisni nëse përballeni me refuzime të përsëritura. Vërini veshin një prej shenjave më poshtë dhe përpiquni ta rregulloni problemin.

Ajo është e pakënaqur me marrëdhënien.
Për shumë femra dëshira seksuale është e lidhhur drejtpërdrejtë me ndjenjat në lidhje me marrëdhënien. Nëse ajo nuk është e kënaqur me martesën, seksi do të jetë gjëja e fundit për të menduar. “Duhet ta pyesni partnerin se çfarë jeni duke menduar,” thotë psikologu Krauss Whitbourne. “Ajo mund të ketë diçka të parëndësishme për të thënë, ose një problem të madh siç është mungesa e komunikimit apo respektit.”

Seksi mund të jetë i dhimbshëm për të.

Nëse marrëdhëniet seksuale janë të dhimshme për arsye të ndryshme, nuk është çudi që dhe dëshira për seks të mos jetë e madhe. Në raste të tilla duhet t’ja bëni qartë partneres tuaj se akoma keni tërheqje për të.

3. Keni ditë që nuk e keni prekur njëri-tjetrin.
Seksi është më shumë se vetëm seksi. Ai ndërtohet edhe me puthjet dhe prekjet e përditshme. Duhet të fokusoheni në prekjet dhe afërsinë fizike. Uluni pranë saj, kapeni nga duart, përkëdheleni dhe mos e bëni të mendojë se doni vetëm seks nga ajo.

4. Mund të jetë e lodhur.
Kur ajo thotë se është e lodhur, kjo mund të jetë e vërtetë. Femra ka nevojë që të ndihet plot me energji dhe e ushqyer. Nëse partnerja juaj nuk ka kohë për veten, për t’u qetësuar dhe për të “karikuar bateritë”, nuk do të ketë dëshirë për seks.

5. Ajo është e lodhur me ju.
Në kërkimet e mëparshme në këtë fushë thuhet se çelësi i një jete seksuale të kënaqshme është “shëndeti i mirë dhe një partner interesant dhe i interesuar”. Pyeteni veten se çfarë mendon partnerja juaj kur ju sheh: A jeni aq interesant sa ta bëni për vete çdo dite?

6. Seksi është bërë rutinë.
Me kalimin e kohës seksi është bërë i parashikueshëm për ju: të njëjtat vende, lëvizje dhe të njëjtat pozicione thotë seksologu Daën Michael. “Ndryshojeni skenën, bëjeni shtratin më romantic më tërheqës. Përdorni imagjinatën me njëri-tjetrin. Lerini gjërat e tjera dhe shijoni momentin,” thotë Michael.

7. Ajo nuk ndjen lidhje emocionale.
Në vend që të merreni vetëm me seksin, filloni t’i kushtoni vëmendje edhe lidhjes emocionale me partnerin apo partneren. Lidhja emocionale bën që femrat të kenë më shumë dëshirë për seks.”

Shpërndaje në: