”Bëjini operacion plastik dhe pastaj silleni në kopsht” rasti diskriminues ndaj 2 vjeçares që ka acaruar gjithë prindërit
‘’Na vjen keq, por vajza juaj nuk mund të qëndrojë më në kopshtin tonë. Fëmijët e tjerë janë të trembur për vdekje nga koka e saj gjigante. Mund ta regjistroni sërish pranë institucionit tonë vetëm pasi t’i jetë nënshtruari ndonjë operacioni”.
Këto janë fjalët e fundit që një mama do të donte të dëgjonte, aq më tepër nga drejtoresha e një kopshti shtetëror e cila ka vendosur të përjashtojë një vogëlushe dyvjeçare vetëm sepse është ndryshe. Rasti është bërë së fundmi publik nga shtypi rus dhe kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale të shpërthejë një lumë kritikash dhe akuzash. Protagonistja e kësaj ngjarje të shëmtuar quhet Sofya Zakharova, një vogëlushe ruse e cila ka lindur me një deformim të kafkës, një patologji që nuk është zbuluar akoma nga mjekët që ndjekin rastin e saj.
Familja e Sofyas jeton në në Alatany, një fshat rus dhe nuk kanë mundësitë ekonomike që të çojnë vajzën e tyre për kurim më të specializuar. Ka qenë psikologia Ekaterina Belan që ka denoncuar rastin në rrjete sociale duke e konsideruar si abuziv jo vetëm ndaj vajzës së vogël, por edhe gjithë fëmijëve me aftësi ndryshe. Pasi është shpërndarë më shumë se 20 mijë herë, qytetarët kanë nisur po ashtu një fushatë për të mbledhur të donacione në ndihmë të familjes së saj.