Si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale!

Si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale!

Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë

Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Gjithçka që ju duhet në këtë pikë, është informacioni.

Më poshtë, keni të renditur ndryshimet normale dhe ato jo normale të gjoksit.

Ndryshimet normale

1. Strijat

Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale. Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që, asgjë për t’u shqetësuar.

2. Drejtimi i thithkave ndryshon

Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Mbani mend që kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.

3. Hapësira mes gjinjve zgjerohet

Me kalimin e kohës gjinjtë s’do të jenë më të tendosur apo të ngritur si dikur. Hapësira mes tyre varet specifikisht nga madhësia e gjoksit dhe forma e tij.

Ndryshimet jo-normale të gjoksit

1. Gunga të forta

Mos mendoni menjëherë më të keqen. Shumica prej tyre nuk janë të dëmshme dhe pse historikisht është menduar se të tilla shenja janë kanceroze. Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, duhet se s’bën një takim me mjekun.

2. Dhimbje gjoksi

Nëse dhimbja vazhdon me javë të tëra dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një vizitë tek mjeku.

3. Rrjedhje e thithkave të gjoksit

Nëse nuk jeni shtatzënë apo duke dhënë gji, rrjedhja e thithkave të gjoksit bëhet paksa e dyshimtë. Lënda që del prej aty mund të jetë pa ngjyrë, mund të duket si qumësht, mund të ketë ngjyrë të verdhë, jeshile apo kafe. Madje mund të jetë edhe gjak. Nëse shihni diçka të tillë, menjëherë tek mjeku!

4. Gjinjtë ndryshojnë shumë nga njëri tjetri

Simetria perfekte në trup nuk ekziston kështu që pa panik! Gjinjtë janë të ndryshëm nga njëri tjetri, por nëse vini re një ndryshim të papritur në masë apo në formë, duket të bëni një kontroll.

Shpërndaje në: