Sa xhenxhefil duhet të konsumojmë në ditë?
Janë të shumta përfitimet falë këtij produkti natyral: anti inflamator, ndihmon tretjen, lehtëson e parandalon ftohjet dhe gripin, zvogëlon dhimbje të natyrave të ndryshme që nga menstruacionet, artriti, por gjithashtu edhe në raste dhimbje koke.
Pra veprim në 360 gradë, i cili ndihmon për të na bërë të ndihemi më mirë pa shumë sforcime. Mjafton një sasi e konsiderueshme xhenxhefili çdo ditë në sasi një lugë kafeje dhe do të përjetoni jo vetëm shijen, por edhe përfitimet shëndetësore që ai fal.
Përfitimet e xhenxhefilit
Përfitimet e xhenxhefilit janë konfirmuar nga studimet të ndryshme shkencore. Në veçanti, kjo erzë përqendrohet në aftësinë e saj për të qetësuar të përzierat dhe ndihmon tretjen. Për këtë është e rekomandueshme të pihet në formë çaji bimor, i cili mbron nga sëmundjet stinore.
Efekt i shkëlqyer i xhenxhefilit edhe në rregullimin e disa parametrave të rëndësishëm të shëndetit: nivelit të glukozës në gjak dhe kolesterolit. Në të dyja rastet, kjo erzë konsumohet në formë pluhuri në një sasi prej 2-3 gr.
Tjetër avantazh në konsumin e përditshëm është përmirësimi i dukshëm ndaj inflamacionit, i cili mund të jetë muskulor, ai i kyçeve apo për shkak të ciklit menstrual. Sipas një studimi, xhenxhefili krahasohet me efektin anti inflamator dhe analgjezik të produktit farmaceutik si ibuprofeni.
Sa xhenxhefil të konsumojmë në ditë?
Përgjithësisht rekomandohet një sasi rrënjësh të freskëta mes 10-30 gram në ditë. Nuk është pak, mbi të gjitha kur nuk jeni mësuar ende me të, por dalëngadalë duke eksperimentuar me receta të ndryshme, nuk është më e vështirë të rrisësh dozën e konsumit.
Nëse ju konsumoni pluhur të thatë, sasia e rekomanduar është shumë më e ulët, rreth 3-4 gram në ditë.
Si ta shtojmë xhenxhefil në dietën e përditshme?
Mënyra më e lehtë për të konsumuar xhenxhefil është ajo në formë pluhuri pas gatimit mbi oriz, makarona, pjata të dyta ose perime. Por me xhenxhefil, ju mund të përgatisni gjithashtu ëmbëlsira, pije freskuese, çaj bimor dhe një vaj të shkëlqyer.
/Telegrafi/