Dashuria, paratë dhe shëndeti, ky është horoskopi për sot
Horoskopi për ditën e sotme, 7 shtator 2019.
Dashi
Kjo do të jetë një ditë mjaft intensive. Qëndroni të përqendruar tek ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për ju dhe mos lejoni veten të kapeni pas gjërave të vogla. Një lidhje dashurie mund të lindë sot.
Demi
Nëse ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni ndjerë shumë të lumtur gjatë këtyre ditëve, sot ju do të keni argëtim të çmendur. Ekziston mundësia që të kaloni momente të bukura duke bërë blerje.
Binjakët
Ju jeni një ëndërrimtar, Të gjithë ju duan për këtë, por sot aspektet planetare kërkojnë praktikë. Ka çështje personale për të zgjidhur, dhe nuk ka asnjë të mirë që ta mbani kokën në re. Kjo është një kohë për t’u përqendruar tek dashuria.
Gaforrja
Sot është e rëndësishme që të ndërmerrni vendimet tuaja dhe t’i mbroni ato. Ju e dini se çfarë është më e mira për veten tuaj dhe të gjithë do të përfitojnë kur veproni sipas bindjeve tuaja. Nuk është koha për të qenë të dëshpëruar.
Luani
Keni bërë progres gjatë këtyre javëve të fundit, veçanërisht për ato fusha të cilat ju kanë shqetësuar. Është një person rreth jush, misioni i të cilit duket të jetë që t’ju bëjë të shpërtheni nga nervat. Mos bini në këtë kurth.
Virgjëresha
Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj. A i keni dhënë kohë vetes për të menduar mbi gjithë këto zhvillime? Është e mundshme që të ketë ndryshime të mëdha në punë. Qëndroni të përqendruar, në vend që të shqetësoheni për ngjarjet mbi të cilat nuk keni kontroll.
Peshorja
Kjo nuk është koha më e gëzuar, sepse çështjet e rëndësishme ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Është veçanërisht e rëndësishme që ju të bëni një përpjekje tjetër duke mos hequr dorë lehtë.
Akrepi
Familja dhe miqtë mund të duken të ngadaltë ndaj një kërkese qe keni pasur ndaj tyre. Mos u shqetësoni, sepse çdo gjë kërkon kohën e vet. Energjia planetare ju favorizon në fushën e biznesit.
Shigjetari
Ju jeni tepër produktiv, me aftësi të fortë biznesi, Sidoqoftë, kohët e fundit mund të jeni ndier të pakënaqur me atë se ku ndodheni në jetë. Ndërsa shikoni përreth, mund t’ju ketë lindur dëshira që të keni më shumë pasuri. Mos e ndiqni këtë linjë mendimi.
Bricjapi
Mos u përpiqni që t’i bëni gjërat me detyrim. Konfigurimet planetare të sotme do të detyrojnë që më në fund të filloni të transformoni ëndrrat tuaja në realitet. Keni planifikuar për një kohë të gjatë pa bërë progres shumë konkret. E gjithë kjo është gati të ndryshojë.
Ujori
Ky është fillimi i një periudhe emocionuese në jetën tuaj të dashurisë. Të dy jeni gati për diçka të madhe. Ndiqni instinktet tuaja, sepse ata do t’ju udhëheqin aty ku duhet të shkoni. Edhe financat duken në rrugën e duhur.
Peshqit
Keni një mendje të mprehtë analitike që ju ka shërbyer mirë në biznes. Mjerisht kjo karakteristikë nuk ju shërben gjithmonë në jetën tuaj personale. Merrni pak më shumë kohë për të reflektuar mbi ngjarjet e javëve të fundit.