Trëndafili i egër , burim real i vitaminës C për një lëkurë të re

Trëndafili i egër , burim real i vitaminës C për një lëkurë të re

Lëkura është filtri i parë mbrojtës i trupit, por edhe shpirtit. Diellit, smogut, ndryshimeve të temperaturës, i shtohet stresi, shqetësimet, gëzimet dhe hidhërimet, që prodhojnë shenjat e dukshme në fytyrë, të cilat shumicën e kohës ju do të donit t’i fshihnit.

Çajrat bimore për rrudhat janë vetëm një nga shumë mënyrat për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, pa pasur nevojë të përdorni kirurgji plastike, apo botoks. Çaji bimor kundër rrudhave mund të jetë dy llojesh: qetësues ose ushqyes. Edhe kamomili, është një zgjidhje për të kontrolluar ankthin dhe tensionin nervor. Një përzierje efektive është edhe luleradhiqja dhe livando.

Çaji bimor që vepron në thellësi të rrudhave

Pas parandalimit vjen edhe shërimi. Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, sepse ajo është e ekspozuar ndaj kushteve të motit dhe problemeve të jetës së përditshme. Kjo mund të bëhet me një krem hidratant, me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, dhe madje edhe me një çaj bimor kundër rrudhave, i pasur me përbërës aktivë.

Ky është rasti i trëndafilit të egër, bimës që është një burim real i vitaminës C, pasi e përmban deri në 50-100 herë më shumë se agrumet. Gjithashtu, në brendësi ajo ka një përqendrim të lartë të ‘bioflavonoideve’ që kanë aktivitet antioksidant të fuqishëm duke bashkëvepruar me vitaminën C, për qarkullimin e gjakut. Për të gjitha këto arsye, çaji i trëndafilit të egër është një ilaç i shkëlqyer natyror anti-plakje, pasi ai mund të ushqejë lëkurën dhe ta bëjë atë më elastike.

Përgatitja

Për ta përgatitur atë mjafton vetëm të merrni fruta të thata dhe t’i vendosni në ujë të vluar për rreth 10 minuta, duke krijuar një infuzion. Mund edhe të shtoni pak xhenxhefil, për të rrritur fuqinë antioksidante të pijes./ATA/

 

Shpërndaje në: