Sa mundësi keni të ngelni shtatzene sipas çdo mënyre kontraceptimi?

Sa mundësi keni të ngelni shtatzene sipas çdo mënyre kontraceptimi?

Kontracepsioni është një pjesë e domosdoshme e jetës së një gruaje kur ajo kërkon të bëjë një planifikim familjar, të ruajë disa vite hapësirë midis ardhjes në jetë të fëmijëve, për tentuar një stil jete të pëlqyeshëm, sa më të shëndetshëm për të gjithë familjen.

Por metodat e kontracepsionit nuk janë të pagabueshme dhe mund të mos funksionojnë ndonjëherë. 26 shtatori, pra dita e djeshme ishte Dita Botërore e kontraceptivëve, që synon të edukojë njerëzit ndër të tjera edhe lidhur me mosfunksionimin e metodave kontraceptive.

E gjeni së cila është metoda më e mirë e kontracepsionit? Heqja dorë nga seksi. Përtej kësaj, çdo metodë tjetër, nga pilula tek prezervativët e deri në IUD, kanë mundësi të mos jenë të suksesshme. Mundësitë, sidoqoftë, ndryshojnë nga metoda në metodë dhe gjithashtu varen edhe nga fakti nëse po i përdorni në mënyrë korrekte apo jo.

Mundësitë e mosfunksionimit të kontraceptivëve

  1. Pilulat kontraceptive

Kombinimet e estrogjenit dhe progestinës janë rruga hormonale për parandalimin e një shtatzënie dhe janë ato që kanë më pak gjasa të mos funksionojnë. Studimet e fiksojnë shkallën e dështimit të kësaj metode nga 0,3 deri në 8% në varësi të faktit se si ju i përmbaheni përdorimit. Sidoqoftë, përdorimi i zgjatur i pilulave shkakton probleme shëndetësore siç është shtimi në peshë!

  1. Prezervativët

Prezervativi tek meshkujt është mjaft i efektshëm si një metodë kontraceptive – me shkallën e dështimit rreth 12%. Kjo zvogëlohet nëse përdorimi bëhet shumë i kujdesshëm, pra kontrollohen gricjet apo të carat e prezervativit si dhe zgjidhet një prezervativ me cilësi të lartë.

  1. Pajisja Intra- Uterine (IUD)

IUD është një pajisje në formë “T” e vendosur në qafën e mitrës për të parandaluar shtatzëninë. Është një metodë mjaft e efektshme për paranmdalimin e shtatzënisë dhe ka një shkallë mosfunksionimi ose dështimi me vetëm  0.8%. Kjo është, megjithatë, një metodë më e shtrenjtë dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore.

  1. Spermicidi

Një tjetër mundësi për kontrollin e lindjeve është të përdorni një shkumë ose xhel për vrasjen e spermatozoideve, që cila vendoset në vaginë para marrëdhënies seksuale. Shkalla e dështimit është e larta, rreth 28%.

  1. Diafragma

Një tjetër mundësi për të parandaluar shtatzaninë, është vendosja e një kupe fleksible me lateks mbi qafën e mitrës. Studimet e vendosin nivelin e dështimit të kësaj metode në intervalin midis 6 – 16%, në varësi të vendosjes dhe përdorimit të duhur.

  1. Grafiku i ovulacionit

Shumë gra mbajnë tabela për periudhën e tyre të fertilitetit cdo muaj dhe heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale në ditët e ovulacionit. Por kjo metodë është efektive vetëm tek gratë që kanë një cikël të rregullt menstrual dhe shkalla e dështimit mund edhe të jetë 24%. Në fund të fundit, trupat ndryshojnë çdo muaj dhe nuk funksionojnë në mënyrë përfekte si lëvizja e orës.

  1. Tërheqja e mashkullit (para ejakulimit)

Kjo është një metodë e vjetër, por jo e besueshme për të parandaluar shtatzaninë, e cila nënkupton mashkullin që tërhiqet nga vagina para ejakulimit. Sidoqoftë, ekziston ende një mundësi shumë e lartë për shtatzani nëse çifti nuk arrin të ushtrojë vetëkontroll ose mund të ndodhë shtatzëni edhe nga lëngu para ejakulimit. Shkalla e dështimit është rreth 27%.

Shpërndaje në: