Njollat kafe apo të gjakut (nga hiçi) janë shenjë serioze e këtyre problemeve; Ja pse nuk duhen neglizhuar
Pak ditë para si dhe pak ditë pas ciklit menstrual çdo femër mund të vërejë njolla gjaku në ngjyrë kafe. Besohet se kjo gjë ndodh vetëm gjatë ditëve të ciklit, ndaj shumë femra kur shohin njolla kafe në pëlhurën e të mbathurave shqetësohen. Kjo mund të jetë shenjë e një cisti jo të rrezikshëm, por mund të jetë pasojë e shkaqeve të mëposhtme.
Pilulat kontraceptive
Sipas Klinikës Mayo, gjakderdhja para apo pas ciklit është mëse normale nëse femra fillon kontraceptivët apo ndërron llojin e tyre. Megjithëse nëse njollat e gjakut vazhdojnëpër më shumë se 3 muaj duhet të bëni një kontroll.
Stresi
Ankthi jo vetëm që ndikon në mirëqenien tuaj mendore , por mund të ndryshojë dhe ciklit tuaj menstrual. Falë çrregullimeve hormonale, periodat mund të bëhen të çrregullta dhe të përjetoni gjakderdhje të lehtë dhe para ose pas atyre ditëve.
Medikamente të caktuara
Antikoagulantët, të njohur edhe si holluesit e gjakut janë gjithashtu një arsye që fshihet pas njollave kafe të gjakut.
Ndryshimi ekstrem i peshës
Njerëzit që kanë pësuar humbje ekstreme të peshës mund të kenë probleme me ciklin, vonesa ose njolla të tilla gjaku që nuk barazvlerësohen me periodat e rregullta. Burimi:WomensHealth