Këto janë shenjat që jep trupi kur nuk e toleron bukën e bardhë

Këto janë shenjat që jep trupi kur nuk e toleron bukën e bardhë

Intoleranca ndaj glutenit është një çrregullim që kohëve të fundit ka prekur shumë njerëz. MIrëpo çfarë është kjo substancë, në cilat produkte gjendet dhe cilat janë simptomat e intolerancës ndaj tij?

Gluteni është një proteinë specifike, e cila gjendet në produktet e përbëra nga thekra, gruri dhe aelbi. Produktet që përmbajnë këtë substancë janë: buka e bardhë, orizi, pastat dhe disa produkte të tjera, që I përdorim çdo ditë.

Nëse jeni intolerantë ndaj kësaj substance, atëherë duhet urgjentisht të ndaloni së konsumuari ose do t’iu shfaqen probleme serioze në sistemin tretës. Për ta ditur me saktësi nëse vuani nga ky problem, duhet ta bëni testin e intolerancës ushqimore, e i cili përcakton se cilat ushqime mund t’i konsumoni dhe cilat ushqime organizmi juaj nuk mund t’i tretë.

Heqja dorë nda buka e bardhë për shumë kënd mund të jetë shumë e vështirë, mirëpo ekzistojnë disa produkte të tjera që janë zëvendësues të bukës.

Disa shenja që ju paraqiten kur organizmi juaj nuk mund t’i tretë produktet që përmbajnë gluten janë: fryerje e barkut, konstipacion, kokëdhimbje, humbje e peshës, dhimbje abdominale, diarre, gazra dhe depresion.

Shpërndaje në: