Çaji që bën mrekulli dhe lufton qelizat kancerogjene
Çaji Matcha është i çaji i cilësisë më të lartë pluhur, i cili vjen nga çaji i gjelbër. Matcha është çaji i vetëm në të cilin të gjitha gjethet janë plotësisht të tretura në ujë, duke dhënë përfitime maksimale të komponentëve natyrore që gjenden në te.
Vetëm një gotë e çajit Matcha është ekuivalente me 10 gota të çajit të thjeshtë jeshil.
Antioksidantë i fortë
Antioksidantët e fortë janë ushqyes magjik dhe ferment përgjegjës për luftën kundër efekteve negative të rrezatimit UV, duke i dhënë fytyrës pamje të freskët. Antioksidantët gjendën më së shumti në ushqime të papërpunuara si pemë, perime dhe çokollatë të zezë. Vetëm një gotë çaj jeshil Matcha, sjellë përfitime aq të mahnitshme, ku vetëm një legen ujë ofron mbi 5 herë më shumë antioksidantë se çdo ushqim tjetër, raporton Naturallivingideas.
E mbushur plot me EGCG
Nga të gjithë antioksidantët, është më i fuqishmi dhe shëndet-prurësi, i cili më së shumti njihet për luftimin ndaj kancerit. Shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i gjelbër Matcha përmban 100 herë më shumë EGCG, sesa çdo çaj tjetër në treg.
Djeg kalori
Konsumimi i çajit gjelbër Matcha, është zbuluar të shpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë trupin të shkrijë dhjamin rreth katër herë më shpejt se sa mesatarja. Për dallim nga çajat tjerë, Matcha nuk shkakton asnjë lloj efekti anësor negativ, si rrahje më të shpeshta të zemrës dhe tension të lartë të gjakut.
Detoks i trupit
Matcha është gjithashtu një detoks i fuqishëm, i aftë për të hequr në mënyrë natyrale metale të rënda dhe toksina kimike nga trupi.
Forcon sistemin imunitar
Përmbajtjet ‘catechins’ e çajit të gjelbër Matcha janë zbuluar të kenë veti antibakteriale, kështu duke e promovuar shëndetin në përgjithësi. Përveç kësaj vetëm një gotë prej çajit të gjelbër Matcha, siguron një sasi të konsiderueshme të kaliumit, vitaminës A dhe C, hekurit, proteinave dhe kalciumit.