Nga tabletat për kontracepsion nuk do të shtoni peshë, mirëpo mund t’u dukeni më pak joshëse meshkujve

Nga tabletat për kontracepsion nuk do të shtoni peshë, mirëpo mund t’u dukeni më pak joshëse meshkujve

Hulumtimi i paradokohshëm ka konstatuar që pilula e kontracepsionit nuk ndikon në shtim peshe, ndërkaq psikologët tani thonë që mund të ndikojë në trurin e femrës dhe të ndryshojë personalitetin e saj

Mjekja Sarah Hill thekson që pilulat kontraceptive ndikojnë në joshje, stres, uri, ushqim, emocione, miqësi, agresivitet, mësim dhe në shumë gjëra të tjera.

Ajo thekson që femrat të cilat kanë marrë kontracepsion oral zakonisht joshen nga meshkujt të cilët nuk janë edhe aq burrërorë.

Pos kësaj, ato femra nuk janë edhe aq shumë të interesuara për seks, sepse hormoni progesteron, i cili i dërgon porosi trupit që ovulacioni nuk është i nevojshëm, është dominues në ciklin e përgjithshëm.

Mjekja thekson që femrat që praktikojnë kontracepsionin më shumë joshin meshkujt të cilët nuk duken edhe aq burrërorë dhe të cilët nuk kanë zëra burrërorë.

Shumë hulumtime deri tani kanë konstatuar që femrat që praktikojnë kontracepsion oral nuk kanë dëshirë të mjaftueshme për seks, madje edhe ato të cilat sapo kanë njohur partnerin nuk kanë jetë të kënaqshme seksuale.

Në majë të efekteve negative të pilulave të kontracepsionit është fakti që ato ulin elanin seksual ju bëjnë më pak të interesuara për seks.

Femrat në periudhën e ovulacionit tajitin hormone për shkak të të cilave janë posaçërisht joshëse për gjininë mashkullore, ndërkaq ovulacioni nuk ndodh te femrat të cilat pinë pilula.

Shpërndaje në: