Apple: iPhone i ri me dizajnin e iPhone 4

Apple: iPhone i ri me dizajnin e iPhone 4

Kompania Apple mund të ketë një rikthim në të kaluarën në dizajn me iPhone e saj, sipas analistit Ming Chi Kuo, i informuar mirë në lidhje me strategjitë e kompanisë në Cupertino.

iPhone mund të ndryshojë pamjen, duke u rikthyer në linjat katrore dhe një kornizë anësore metalike, e ngjashme me atë të modelit iPhone 4 i dalë në treg më 2010.

Një kthim në linjat më këndore ka ndodhur edhe me modelin iPad Pro 2018.

Apple ka prezantuar linja më të rrumbullakosura me iPhone 6, ndërsa linja aktuale është adoptuar nga iPhone X, kështu që për tre vjet kompania në Cupertino nuk ka ndryshuar në aspektin e stilit.

Rinovimi i linjës nuk duhet të jetë e vetmja risi: në vitin 2020 një modem 5G gjithashtu duhet të debutojë në iPhone për të vazhduar më tej me kompanitë konkurruese

Shpërndaje në: