Horoskopi 30 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju
DASHI
Dy persona, të cilët mund të jenë cift dhe miqtë tuaj do ju bëjnë vizitë sot. Ndoshta jeni shpërngulur në shtëpi të re ose keni bërë disa ndryshime që doni t’ia tregoni. Ata do të pëlqejnë cdo të re në jetën tuaj dhe do shijoni praninë e njëri-tjetrit. Këta mund të jenë ata miq, të cilët të gjithë do ti donin ti kishin.
DEMI
Tek ju vjen era “dashuri”. Nëse jeni beqarë, një shëtitje e vogël do ju bëjë që të takoni një person të ri. Nëse jeni në një lidhje, atëherë mund të planifikoni një udhëtim jashtë qytetit, ndoshta një fundjavë larg zhurmës së qytetit.
BINJAKËT
A ju tërheq dikush në punë? Nëse po, ky person mund të jetë e ardhmja juaj sa i përket jetës sentimentale. Mos u surprizoni nëse kolegu/kolegia shfaq interes për ju. Gjithcka do të bëni bazohet tek situata dhe ndjenjat tuaja.
GAFORRJA
Sot ndiheni energjikë dhe të cmendur. Duhet të punoni fort për dicka që doni, kështu që përdoreni energjinë për këtë dhe përvishjuni punës. Kur të vijë puna tek rezultatet, pa dyshim që do të merrni më shumë vlerësime se zakonisht.
LUANI
Ndjenja sikur dicka nuk shkon, por nuk e dini se cfarë, do ju shqetësojë gjithë ditën. Është mirë të përpiqeni të kuptoni se cfarë ju mundon. Provoni të bëni një banjë të ngrohtë dhe të qetësoheni sepse mund t’ju vijnë në mendje shumë gjëra.
VIRGJERESHA
A jeni të përfshirë në një grup të rëndësishëm, ndoshta me miqtë e ngushtë? Nëse është kështu, do filloni të punoni për një projekt të rëndësishëm që përfshin komunikimin. Edhe partneri juaj do bëhet pjesë e kësaj. Mund të tensionoheni në disa raste, por ruani qetësinë. Përdorni aftësitë tuaja për të komunikuar me njerëzit, jini dëgjues të mirë dhe do të arrini gjithcka dëshironi.
PESHORJA
Projektet e karrierës mund t’ju detyrojnë që të flisni në publik, ndërkohë që ju dëshironi të qëndroni dhe punoni vetëm. Kjo mund të sjellë pak zemërim tek ju, por do të shkaktojë përfitime në anën financiare. Kështu që lini pas turpin dhe dilni në publik. Në fund të ditës, do të gëzoheni që e bëtë. Mund të krijoni kontakte të mira dhe miq të rinj të mirë.
AKREPI
Mund të dashuroheni me një person që e keni larg, por ndani të njëjtat interesa. Mos kini turp dhe mos lejoni pasiguritë tuaja që të fshehin anën më të mirë që keni. Nuk ka asnjëherë garanci se një lidhje dashurie do të zgjasë, prandaj shijoni cdo gjë sa keni mundësi.
SHIGJETARI
Ju mund të keni një ditë të zënë, por mund të mos jeni shumë të përqendruar. Ka mundësi që t’ju shfaqen disa gjëra nga e kaluara, të cilat mund të jenë trauma emocionale, probleme me paratë apo ëndrra që i keni patur gjithmonë në mendje. Bëni mirë të qetësoni mendjen dhe të jeni sa më pozitivë. Këto situata nuk kalojnë ndryshe…
BRICJAPI
Kolegu ose partneri/partnerja mund të jetë i mërzitur sot. Mos e pyesni se cfarë kanë. Nganjëherë, njerëzit nuk duan të flasin për problemet e tyre. Jini dëgjues të mirë nëse ata duan të flasin me ju, por mos bëni asnjë pyetje. Thjesht mundohuni që të jeni pranë tyre dhe ti bëni të ndihen mirë.
UJORI
Kohët e fundit, mund ti keni lënë punët pas dore. Prandaj sot do të punoni aq shumë, sa mund të qëndroni jashtë orarit. Pasi të përfundoni gjithcka, do të ndiqeni të qetë, por mos e detyroni veten të punoni më shumë se sa përballoni, ose nuk do keni energji për nesër. Nëse nuk bëni disa punë, nuk ka problem. Përderisa kanë pritur kaq gjatë, edhe një ditë më shumë nuk do jetë keq.
PESHQIT
Intuita juaj do të luajë një rol të fortë në gjithçka që do prodhoni sot. Ju mund të ndiheni të frymëzuar për të përfunduar projektin tuaj. Dobësia e vetme mund të jetë që partneri juaj mund të mos e kuptojë pse dëshironi të punoni në vend që të bëni shëtitje me ta. Ndiqni zemrën tuaj dhe vazhdoni të punoni. Partneri do e kuptojë pasi të shohë rezultatet dhe asgjë nuk do cënojë lidhjen tuaj.