“Shpërndani foto vetëm duke menduar” – risia e Facebook i habit të gjithë

“Shpërndani foto vetëm duke menduar” – risia e Facebook i habit të gjithë

Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook, ka sjellë në treg risinë më të fundit e cila i ka habitur dhe mahnitur të gjithë.

Së fundmi Facebook ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga truri që përthithen nga një byzylyk.

“Byzylyku i konverton këto impulse në një sinjal dixhital që e transmeton në telefon apo kompjuter. Me anë të tij mund të shpërndajmë fotografi me një mik, vetëm me anë të një veprimi me dorë ose thjeshtë duke e menduar”, tha Andrew Bosworth, zv/president i Facebook.

Kompania është themeluar në Nju Jork nga shkencëtari neurolog, Thomas Reardon, krijues i Internet Explorer për Microsoft, ndërsa tashmë  do të jetë pjesë e Laboratorëve Specialë të Facebook, një divizion i dedikuar për kërkimet lidhur me realitetin virtual.

 

Shpërndaje në: