S’ka më ‘like’ e ‘haha’: Për të rritur cilësinë e postimeve, Facebook fsheh reagimet
Disa përdorues Facebook-u së shpejti nuk do të mund ta shohin numrin e pëlqimeve, reagimeve në postime dhe numrin e shikuesve në video, në përpjekjen e parë për rritjen e mirëqenies së përdoruesve.
Numri i pëlqimeve do të bëhet privat dhe i dukshëm vetëm për autorin e filan postimit. Ky ndryshim vjen pas testimit të ngjashëm të nisur në Instagram në korrik të këtij viti në Australi. Testimi i ri i Facebook-ut, që fillon të premten, po ashtu do të bëhet në Australi.
Drejtoresha e politikave të Facebook-ut në këtë vend, Mia Garlick tha se ndryshimi bazohej në kërkimet për rritjen e mirëqenies dhe ku ishin të përfshirë profesionistët e shëndetit mendor.
“Ne kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga një numër i madh i grupeve anti-ngacmimit dhe nga organizatat e shëndetit mendor me të cilat punojmë,” tha Garlick.
Ajo ka shtuar se njerëzit duhet të fokusohen në cilësinë e ndër-veprimeve të tyre dhe jo në numrin e pëlqimeve apo reagimeve që marrin.”
Shpresohet që njerëzit do të jenë më komod në shpërndarjen e postimeve në platformë duke mos u ndjerë se janë në garë, tha ajo.
Garlick siguroi bizneset se Facebook-u nuk do të ndryshojë politikat pë ta, megjithatë./Periskopi