Mos lejoni t’ju frikësojnë, ja ç’ndodh vërtetë në vizitën e parë tek gjinekologu

Mos lejoni t’ju frikësojnë, ja ç’ndodh vërtetë në vizitën e parë tek gjinekologu

Është një takim që i ndodh të gjithë atyre që kanë një vaginë. Herët apo vonë. Nuk ka një moshë të duhur, ndonëse pjesa më e madhe e vajzave duhet të fillojë të shkojë rreth 12- 13 vjeç, ose pak para se të na nisë cikli menstrual ose infeksionet e para vaginale: amenorrea, ipermenorrea, kandida ose sekrecione të bardha me aromë të keqe. Shumë të tjera shkojnë te gjinekologu, kur humbin virgjërinë dhe zbulojnë që kanë një vaginë.

Kolegji amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinëkologëve, këshillon që vajzat të kenë takimin e parë të gjinekologu midis moshës 13-15 vjeçare, të paktën një herë në vit. Meqë sot ende edukimi seksual nuk është pjesë e rëndësishme e shkollimit tradicional, gjinekolgu ngelet burimi i vetëm i sigurt i informacionit, rreth aktit seksual. Mikeshat nuk vlejnë.

Tre fazat e vizitës

Kjo është pjesa më e sikletshmë, kur mjeku të thotë të zhvishesh dhe të ulesh te krevati. Ndoshta shumë prej jush kanë parë nëpër filma, që aty futet shikimi i mjekur apo një pajisje metalike e tmerrshme. Prandaj keni turp, siklet, ndiheni si të dhunuara e kshu me rradhë. Është thjeshtë një vizitë mjekësore, dhe vagina juaj është si çdo organ tjetër, dora, gjuri, veshi apo syri. Nuk ka arsye për të patur frikë.

Faza 1

Vizita standarte, ajo e bërë me speculum e cila përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë është vizita e vulvës, pjesës së jashtme e organit femëror, pra buzët, klitorisi dhe hyrja e vaginës.

Faza 2

Kjo fazë përfshin vizitën vaginale ose të qafës së mitrës, pra kur gjinekologu të bën të ulesh, të vendosësh këmbët në ato dy pajisje anësore, për të vendosur më pas speculumin – një pincë e madhe metalike me bordurë të rrumbullakosur- që shërben për të hapur hyrjen e vaginës dhe për të bërë vizitën. Në këtë pikë, por jo gjithmonë, doktori vendos një tampon ose një furçë për të marrë dëshmi nga mukusi i qafës së mitrës, sekrecionet vaginale ose kampione të vogla qelizash ( ose paptest)

Faza 3

Faza e tretë është vizita me dorë për të studiuar organet riprodhuese. Me një dorë në pjesën e poshtme të barkut, gjinekologu penetron me dy gishtat të dorës tjetër, të veshura me dorezë dhe të lubirfikuara, për t’u siguruar për mirëqënien e mitrës, dhe vezoreve. Ekografia pastaj është një vizitë shumë më e detajuar  e cila kërkon dhe një takim./TABU/

Shpërndaje në: