Si të kemi një trup në super formë: Xhesika Berberi zbulon formulën e lumturisë së çdo femre

Si të kemi një trup në super formë: Xhesika Berberi zbulon formulën e lumturisë së çdo femre

Prej kohësh modelja shqiptare Xhesika Berberi vazhdon jetën në Amerikë, duke synuar tregun e modelingut.

Për të arritur suksesin që dëshiron, sigurisht që ajo duhet të kujdeset në maksimum për veten, veçanërisht për trupin.

Ajo ja ka dalë të ketë linja perfekte dhe duket se për këtë e ka një sekret.

Së fundmi formulën e lumturisë të çdo femre, Xhesika e ka ndarë në Instagram ku tregon regjimin e saj të përditshëm.

“Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese”, ka treguar Xhesika.

Xhesika është bërë e njohur që në moshën 14-vjeçare dhe në daljet e para është zbuluar nga fotografi shumë i njohur Fadil Berisha.

Shpërndaje në: