Si mund të tërheqim energji pozitive sa herë që kemi nevojë?
Përditshmëria jonë ka ngjarje të mira e të këqija, momente e takime që na përcjellin energji pozitive e negative, na motivojnë ose na bëjnë të humbasim motivim për të vazhduar më tej. Nëse do që jeta jote të ndryshojë për mirë, duhet të nisësh pikërisht nga energjia e brendshme.
Vetë jeta është një palestër e vazhdueshme dhe për të qenë edhe shpirtërisht në formë duhet të përpiqeni në mënyrë të vazhdueshme.
Kujdes: Nuk duhet të shtiresh apo vendosësh maska, duhet vetëm t’i lejosh vetes mendime të bukura e positive, pa bërë rezistencë!
Sa më shumë energji pozitive të përcjellësh aq më shumë do të tërheqësh!
Përshëndetuni pozitivisht njerëzit që takoni!
Mbani gjithnjë një buzëqeshje gati!
MOS U ANKONI!
Mësoni dhe pranoni të bashkëjetoni me gabimet!
Punoni përditë për të arritur objektivat!
Clirojeni veten nga frikërat!
‘Pilulat’ e energjisë:
Mësoni të jeni të lumtur me atë që keni!
Vendosni objektiva afatshkurtra që të jenë të lehta për t’u arritur!
Qëndro vetëm në shoqërinë e njerëzve me energji pozitive.
Bëj gjëra që të kënaqin.
Jetoje jetën tënde pavarësisht kujtdo dhe gjithçkaje!