Ç’kanë njerëzit që po qeshin me Kim dhe Kendall?
Kendall Jenner dhe Kim Kardashian ishin gjithashtu të pranishme në ndarjen e çmimeve Emmy, por motrave iu desh të kalonin një moment super të sikletshëm!
Jenner dhe Kardashian u caktuan për të prezantuar fituesin e Show-ut më të mirë televiziv dhe në momentin që Kim mbajti mini-fjalimin e saj, audienca u shkri së qeshuri.
“Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vertet, që janë vetvetja, pa filtra dhe pa skenare.”- u shprehën Kim dhe Kendall.
Pa mbaruar mirë fjalinë, nga salla u dëgjuan të qeshurat e publikut, por siç mund ta shihni, nga fytyra e Kim-it nuk duket sikur po bën ndonjë shaka.
“Pa filtra dhe pa skenare” ishin fjalët që shkaktuan atë reagim ~të sikletshëm~ tek publiku, sepse askush nuk beson që “Keeping Up With the Kardashians”, të jetë siç Kim e përshkroi.
Vajzat, vazhduan me po të njëjtën mimikë fytyre të prezantonin, por internetit sigurisht, nuk i shpëton dot asgjë!
“Audienca qeshi kur Kim Kardashian tha se familja e saj i njeh mirë njerëzit e vërtet.”
Tani për t’jua sqaruar. “Keeping Up With the Kardashians” është një reality show shumë i famshëm në llojin e tij, por nuk është fiks “pa filtra apo i vërtet”. Herë pas here, klani Kardashian-Jenner akuzohet për ngjarje të trilluara dhe aktrim të vajzave. Së fundmi, edhe skandali i tradhtisë, Jordyn Woods/Tristan Thompson u aludua si i tillë i menaxhuar në mënyrë perfekte nga mamaja, Kris Jenner.