As dielli e as kremrat e shtrenjtë, kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar një herë e mirë nga puçrrat e shpinës
Vendi ku shfaqen aknet është i pari që përcakton trajtimin e tyre, për shembull nëse ju shfaqen akne në fytyrë, kremi pudër është mënyra më e lehtë për t’i fshehur ato
Por nëse aknet shfaqen në zona të tjera të trupit, si shpina, është e vështirë të veshësh një fustan dhe të mos duken.
Por cilat janë shkaqet e shfaqjes së akneve? Këtyre pyetjeve e shumë të tjerave do t’ju japim shpjegim si më poshtë.
Higjiena personale është një ndër faktorët kyç që ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e akneve në zonën e shpinës.
Shmangia e dushit pas aktivitetit fizik, djersitja e tepërt, përdorimi i të brendshmeve si jelekët dhe kanotiera janë disa prej faktorëve që çojnë në shfaqjen e akneve.
Tregohuni të kujdesshëm lidhur me regjimin ushqimor, shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrash të pangopura.
Poashtu, kufizoni alkoolin, pini ujë vazhdimisht që të jeni të hidratuar, mos abuzoni me nënproduktet e qumështit (disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve) etj.
1. Uthull molle dhe kripë e jodizuar: Kombinimi i përbërësve me veti antiinflamatore të uthullës së mollës me kripën mund të ketë efekte çudibërëse për lëkurën tuaj.
Përzieni në sasi të barabarta 100 ml uthull molle dhe 100 gr kripë, përdoreni si scrub këtë përzierje dhe lëreni të veprojë në lëkurë për 20-30 minuta dhe lahuni si zakonisht.
Përdoreni këtë ilaç natyral një ose dy herë në ditë për disa ditë radhazi.