Jessica Alba tregon se si me grim arrihet ten perfekt dhe dukje e freskët e fytyrës
Jessica Alba, aktore e suksesshme, femër afariste dhe nënë e tre fëmijëve, gëzon famën e femrës më të bukur në botë
E pranon që për shkak të obligimeve të shumta shpesh është e pagjumë dhe thekson se si grimi i është i domosdoshëm. Megjithatë, gjithmonë përpiqet të duket natyrshëm dhe e freskët.
Në videon për revistën “Vogue” Jessica ka treguar rutinën e saj ditore dhe hapat për të ashtuquajturin dukje “jo me grim” i cili është gjithnjë e më i popullarizuar në botën e bukurisë.
Grimin e fillon me kremin hidratues të cilin e përzien me shkëlqyesin e lëkurës.
Pastaj lëkurës i bën masazh me aparat masazhi për fytyrë dhe me gishta në mënyrë që të avancojë qarkullimin e gjakut.
Kur të jetë e përgatitur lëkura fillon grimin. Me brushë të gjerë Jessica qet pudër në gur të cilin e qet në fytyrë dhe qafë.
Pas kësaj qet buzëkuq. Pastaj Alba i vë rreth vetullave dhe qet maskarën.
Trukun të cilin e ka zbuluar në video është që korrektorin në fytyrë gjithmonë e shtyp me gishta.
Shikoni në video se si, hap pas hapi, bën grimin Jessica Alba.