Disa truqe me tharëse flokësh që do iu lënë me gojë hapur

Disa truqe me tharëse flokësh që do iu lënë me gojë hapur

Nëse jeni duke e përdorur tharësen vetëm për t’i tharë flokët atëherë jeni duke humbur shumë.

Këtu i gjeni disa nga truqet me tharëse të flokëve që do ju lenë pa fjalë.

Kur fëmijët e juaj përdorin ‘ngjitës’ apo tatuazhe të përkohëshme dhe i vendosin ato nëpër të gjithë shtëpinë, duke bërë kështu që shtëpia juaj të duket e papastër atëherë përdorni tharësen e flokëve për ti hequr ato.

Vetëm aplikoni tharësen e flokëve në ngjitës dhe ato lehtë do të hiqen me dorë, raporton “ETimes”.

Po ashtu, tharësja e flokëve bënë magji nëse keni derdhur dyllë në rroba apo edhe në vende tjera, vendosni nxehtësinë në vendin ku keni derdhur dyllë deri sa të shkrihet dhe pastaj pastrojeni atë.

Keni dashur gjithmonë të pastroni tastierën e laptopit apo edhe të kompjuterit, por asnjëherë nuk keni arritur ta pastroni ashtu siç keni pretenduar, përdorni tharësen e flokëve, do i largoj edhe mbetjet më të imta. Po ashtu, edhe nëse keni derdhur diçka të lëngshme mbi tastierë atëherë mund ta largoni dhe ta thani atë me tharëse të flokëve.

Shpërndaje në: