Kur Nexhmije Hoxha ishte pjesë e Partisë Fashiste (DOKUMENTI)
Bashkëshortja e udhëheqësit komunist u bë pjesë e fashitëve në tetor të vitit 1941 para se të martohej, tregon ky dokument që ruhej nga Enver Hoxha, thotë Dervishi.
Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.
Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.