Nëna që rrezikoi jetën nga një e çarë në lëkurë

Nëna që rrezikoi jetën nga një e çarë në lëkurë

Në një ditë qershori në 2015, Alecia Kennen po vazhdonte rutinën e saj kur aksidentalisht u hodh mbi qenin e familjes. Shpatulla e saj e djathtë u thye dhe ajo përfundoi me një dëmtim në trajtë gërryerje në lëkurë.

“Asnjëherë nuk kam menduar se mund të shndërrohej në atë që u shndërrua”, thotë Kennen, 37 vjeçe.

Disa ditë më vonë, Kennen ndjeu një dhimbje të pazakontë nën sqetullën e saj të djathtë. Ajo shkoi në punë dhe u përpoq ta tejkalonte, por në gjysmë të rrugës, dhimbja u bë aq e fortë, sa ajo e dinte që duhej të shkonte në spital.

Asnjë prej mjekëve mund ta kuptonte se çfarë nuk shkonte me të. Përveç dhimbjes së padurueshme, ajo kishte temperaturë, ethe e të vjella. “Dukej sikur dhimbja ishte aq e fortë sa nuk mund të përqendrohesha në asgjë tjetër,” thotë ajo.

Tri ditë më pas mjekët e kuptuan që bëhej fjalë për një emergjencë.

Kennen u dërgua menjëherë me helikopter në Spitalin Sacred Heart në Eau Claire, Wisconsin, ku simptomat e saj vazhduan të përkeqësohen. Ajo kishte hemorragji të brendshme, mushkëritë e saj ishin mbushur me lëng dhe shumë organe po shkonin drejt dështimit. Kennen thotë se pas shumë testeve, mjekët i thanë familjes së saj se ajo po humbte betejën me këtë sëmundje të mistershme dhe se ishte koha që ata t’i thoshin lamtumirë.

Në të njëjtën kohë, mjekët zbuluan se djemtë e Kennen ishin ankuar për dhimbj fytit. Ata i testuan për streptokok dhe të tre dolën pozitivë. “Ishte shenja e duhur për mjekët”, thotë Kennen.

Kennen u diagnostikua me grupin A të Streptokokut, sindromi i shokut toksik (TSS). TSS është një ndërlikim i rrallë, potencialisht vdekjeprurës i infeksioneve të caktuara bakteriale. Bakteret mund të hyjnë në trup përmes prerjeve dhe të çarave, si n rastin e Kennenit dhe në këto situata është e vështirë të përcaktohet.

Deri në kohën kur u diagnostikua, gishtërinjtë e saj kishin filluar të bëheshin të zinj për shkak të mungesës së rrjedhës së gjakut dhe oksigjenit që arrinte në ekstremitetet e saj.

Gjatë kohës që ishte pa diagnozë, mjekët kryenin transfuzione gjaku, si dhe dializë për të mbajtur funksionimin e veshkave të saj.

Por ky nuk ishte fundi i betejës së Kennen, infeksioni vazhdoi duke përsëritur disa herë.

Në Janar të 2016, infeksioni u kthye në këmbën e djathtë të Kennen, dhe mjekët duhej të amputonin gishtërinjtë e saj. Pastaj, në qershor të këtij viti, u kthye përsëri në këmbë dhe mjekët amputuan këmbën e djathtë nën gju.

Kennen duhej ta linte punën e saj si asistente ligjore kur u prek nga infeksioni në 2015. Ajo shpreson t’i rikthehet punës dhe jetës normale, kur të shërohet plotësisht nga amputimi i saj i fundit.

Shpërndaje në: