Ja çka i bëri Hungarisë nacionalisti Viktor Orban
Rrënjët e demokracisë në Hungari janë të cekëta.
Kjo ka qenë veçanërisht e veçantë në nëntë vitet e fundit, derisa kryeministri Viktor Orban krijoi një shtet gjithnjë e më represiv dhe autoritar, duke e përdorur bash pretekstin e demokracisë.
Në javët e fundit situata politike ka qenë e paqëndrueshme. Deri në fillim të vitit 2019 qeveria hungareze ka qenë shënjestra e një vargu demonstratash të mëdha në Budapest dhe të tjera qytete hungareze.
Një pikë e re ishte ligji i ri i punës që lejonte punëtorët të kryenin punë shtesë për të zëvendësuar shkurtimet në tregun e punës në këtë vend. Shkurtimet erdhën pas emigrimit të gati një milion të rinjve që përbënin fuqinë punëtore gjatë viteve të Orbanit dhe qëndrimit ekstrem anti-emigracion të regjimit.
Nuk është e qartë nëse protestat do të jenë një fenomen kohëshkurtër apo një kryengritje që do të zgjojë demokracinë e vendit.
Kushtet e pjekura për nacionalizëm
Hungarezët e kanë një histori të gjatë të dominimit autoritar, shpesh nga të huajt – mongolët, osmanët, rusët, habsburgët, fashistët, dhe, pas luftës së Dytë Botërore, nga regjimi komunist që i bindej sovjetikëve.
Pasi kam jetuar së fundi në Hungari për shtatë vjet, jam dëshmitar se si trashëgimia psikologjike e një regjimi të imponuar nga jashtë ka penguar rritën e pjesëmarrjes civile, një parakusht elementar për demokracinë. Në Budapest, hapësira e përbashkët e blloqeve të banesave është shpesh e kalbur, dhe vullnetarizmi për organizatat civile ndërkombëtare nuk është i kënaqshëm.
Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989 dhe fundit të dominimit sovjetik, Hungarezët iu nënshtruan një procesi të zhvillimit demokratik prej dy dekadash, përfshirë kalimin në sistem parlamentar, çlirimin e medieve, gjyqësorin e pavarur, dhe rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete qytetare.
Por kriza globale financiare e goditi Hungarinë më keq se vendet e tjera në rajon, duke i dhënë teposhtëzen ekonomisë dhe duke e rritur papunësinë. Kjo i la shumë njerëz të ndiheshin po aq keq sa gjatë regjimit komunist. Nacionalizmi u rrit nëpër vendet rurale, dhe ksenofobia lulëzoi.
Ky ishte parakushti për sulmet e qëndrueshme të Orbanit ndaj demokracisë së dobët pasi e mori pushtetin në vitin 2010.
Sunduesi Orban
Orbani kishte shërbyer si kryeministër prej vitit 1998 e deri më 2002, duke e drejtuar vendin kah anëtarësimi në Nato dhe në BE, por më pas duke lëvizur kah e djathta pas humbjes në votime.
Biografi i Orbanit, Jozsef Debreczeni, shpjegoi këtë ndryshim për The New York Times: “Thonë që pushteti i prish politikanët e mirë. Me Orbanin nuk ndodhi kjo gjë. Ishte humbja e pushtetit ajo që e prishi.”
Ish kryeministri kishte fajësuar për humbjen e tij median dhe pluralizmin demokratik. Ai u zotua se kur do ta merrte pushtetin sërish nuk do ta humbiste më.
Në fushatën e vitit 2010 nxiti flakët e pakënaqësive hungareze duke sulmuar të huajt si shtypës, duke i përdorur me mjeshtëri plagët e Hungarisë nga historia e tyre.
BE-ja ishte shënjestra fillestare. Ai e përshkroi Brukselin, vendin ku ndodhen zyrat qëndrore të BE-së, si “Moska e re,” dhe njollosi kundërshtarët e tij si servilë të interesave të huaja.
Ai parashikoi fluksin e emigrantëve drejt Evropës dhe i bëri ata shënjestër duke stimuluar sentimentin anti-mysliman dhe frikën nga terrorizmi shumë kohë para se të niste emigrimi masiv në vitin 2015.
Orbani tha që po e ndërtonte një model të ri të qeverisjes, të cilën e quajti “demokraci joliberale.” Në realitet, përzierja e votimit dhe autoritarizmit ishte një hipokrizi orvelliane në të cilën fituesi i zgjedhjeve, si Orbani, mund të pretendonte mandatin për të minuar institucionet demokratike.
Minimi i shoqërisë civile
Pas zgjedhjeve të vitit 2010, Orbani vendosi ta centralizonte pushtetin.
Ai i bëri për vete mediat përmes një kombinimi të presionit politik dhe financiar, rregullimit, cenzurës dhe dezinformimit.
Më pas, iu vu pas gjyqësorit. Ai e dobësoi sundimin e ligjit duke e mbushur Gjykatën Kushtetuese të Hungarisë me aleatë, duke e kufizuar juridiksionin e saj dhe duke detyruar pensionimin e hershëm të gjyqtarëve.
Shënjestra e radhës ishte shoqëria civile. Ai akuzoi organizatat se merrni fondacione nga jashtë duke i “shërbyer interesave të huaja,” dhe aranzhoi investigimin e grupeve kritike të qeverisë ndërsa e sulmonte lirinë e tyre intelektuale.
Pas një fushate të zgjeruar rregullatore, muajin e kaluar Orbani detyroi një prej universiteteve më të mira në Evropë që të largohej nga vendi.
Shoqëria civile kthen goditjen
Modeli i qeverisjes joliberale që bën Orbani është thellësisht i korruptuar.
Regjimet joliberale ngjallin oligarkitë që promovojnë favoritizmin, vjedhin nga publiku, eliminojnë kompeticionin, dhe krijojnë incentiva për njerëzit e talentuar që të emigrojnë.
Transparency International, një organizatë e rëndësishme anti-korrupsion, e rëndit Hungarinë si vendin e dytë më të korruptuar në Evropë, prapa Bullgarisë. Miliarda euro të BE-së që financojnë rrugës, urat dhe projektet infrastrukturore të këtij vendi janë vjedhur nga aleatët besnikë të regjimit të Orbanit.
Shoqëria civile mund të gjejë mënyra për t’i rezistuar qeverisjes joliberale, veçanërisht në sferën digjitale. Regjimet autokrate mund të kontrollojnë mediat tradicionale, por mbyllja e medieve sociale mund të jetë më e zorshme.
Kështu u mobilizuan 100 mijë hungarezë dhe dolën në rrugë në vitin 2014 kur qeveria e Orabnit njoftoi qytetarët se do t’i taksonte për përdorjen e internetit./Periskopi