Një gotë verë në ditë ju mbron nga goditjet ishemike
Konsumi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit është i lidhur me një rrezik 9% të reduktuar të goditjes ishemike.
Gratë të cilat pinin një gotë ose më pak alkool në ditë kishin 12% më pak të rrezikuar.
Por studimi, i publikuar nga gazeta BioMed Central këtë të mërkurë, pranon se konsumimi i alkoolit ende lidhet me nivelet e larta të kolesterolit dhe goditjet hemorragjike.
“Studimet e mëparshme kanë zbuluar lidhje mes konsumit të alkoolit dhe niveleve më të ulëta të fibrinogjenit: një proteinë në trup e cila ndihmon formimin e mpikjes së gjakut,” tha autorja e studimit Dr.Susanna Larsson.