Këto janë 10 veprime të pasjellshme nëse i bëni në vende të ndryshme të botës
Udhëtimet për disa njerëz, janë çlirim stresi nga puna, por sidomos edhe eksperienca të reja
Sidoqoftë, është e rëndësishme të dini se kur vizitoni një vend, kulturë të re dhe njerëz të ndryshëm, ka disa gjëra që nuk mund t’i bëni njësoj si në qytetin ku jetoni momentalisht. Pse?
Vende të ndryshme të botës, kanë veprime komplet të tjera me ato që mund të jemi mësuar ne. Prandaj ne do t’ju vijmë në ndihmë me këto 10 veprime të pasjellshme që nuk duhet t’i bëni nëse i vizitoni këto vende:
Shmangni kontaktin në sy në Kinë
Në Kinë, kontakti me sy konsiderohet si një shenjë mosrespektimi ndaj një personi tjetër. Kinezët e bëjnë atë kur janë të zemëruar me dikë, kështu që nëse doni të qëndroni në anën e tyre të mirë – shmangeni këtë veprim.
Mos i shpërfillni mbretërit e Tajlandës në asnjë mënyrë
Çdo shaka në lidhje me ta mund t’i shqetësojë tajlandezët. Mbi të gjitha, vendosja e këmbës mbi paratë e tyre, mund t’ju kthejë në një kriminel dhe do të trajtoheni si të tillë.
Mos flisni për të shkuar në kishë në Norvegji
Mos i pyesni njerëzit nëse shkojnë në kishë. Vetëm një përqindje shumë e vogël e popullsisë në Norvegji shkon në kishë, kështu që kjo pyetje do t’ju duket e vrazhdët norvegjezëve.
Mos vishni këpucë brenda tempujve ose shtëpive indiane
Kur hyni në një tempull ose në një shtëpi indiane, ju duhet t’i hiqni këpucët.
Mos i uroni ditëlindjen herët dikujt në Gjermani
Gjermanët janë paragjykues, prandaj ata besojnë se nëse ju i uroni përpara për ditëlindje, kjo do t’ju sjellë fat të keq.
Asnjë puthje në Emiratet e Bashkuara Arabe
Shfaqjet publike të dashurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk jua sugjerojmë. Egjipti dhe Arabia Saudite janë gjithashtu vende që nuk dëshirojnë të shohin shfaqje dashurie në publik.
Asnjë kafshë shtëpiake nuk lejohet në Singapor
Kjo është e rëndësishme! Disa raca qensh “të rrezikshëm”, si pit-bulls, akitas, tosas, dhe disa të tjerë, nuk lejohen në Singapor. Racat e tjera të qenve lejohen, por ka rregulla shumë të rrepta në lidhje me to. Pra, nëse doni të udhëtoni botën me qenin tuaj, Singapori mund të mos jetë vendi më i mirë për të shkuar.
Mos hani vetëm një pjatë në një restorant francez
Ashtu si për gjuhën e tyre, francezët janë krenarë edhe për kuzhinën. Pra, për ta, të porosisësh vetëm një pjatë në një restorant konsiderohet “veprim i keq”. Për më tepër nëse lini ushqim në pjatë mund të jetë shumë fyese për kuzhinierin.
Mos ngatërroni Zelanda e Re me australianët
Njerëzit nga Zelanda e Re do të zemërohen shumë nëse ju i quani ata australian, prandaj kini shumë kujdes.