Veshjet që ranë në sy në koleksionin e fundit të Ralph Lauren
Ralph Lauren e koncepton modën padyshim duke e parë në aspektin kinematografik dhe sfilata Fall 2019 – Ready to Wear në Ralph’s Club, Wall Street, Nju Jork e vërtetoi këtë. Për shfaqjen e Javës së Modës, stilisti mendoi një paraqitje të veçantë, ku skena u dekorua me llambadarë vezullues, dysheme të zezë të lyer me llak dhe tavolina të mbuluara me lëkurë të bardhë, një lloj pasqyrimi artistik i filmave të viteve ’20. E gjitha kjo për të nxjerrë në pah koleksionin e ri, pothuajse njëngjyrësh.
Siç mund ta shihni në vijim, të gjitha veshjet dominohen nga ngjyra e zezë, e cila vjen në të gjitha dimensionet e saj: e kadifenjtë, në copa të ngrira, në materiale me shkëlqim ose veshje me xixa. Përpos së zezës dominuese, paraqitje dinjitoze bëri edhe e verdha, lejlaja dhe bluja. Bella Hadid dhe të tjera modele treguan se e kuqja nuk është kurrë e tepërt.
Në vijim gjeni disa nga fotot e sfilatës, të siguruara nga Vogue.
E mbyllim me Bella Hadid!!!
– Përshtatur nga Vogue