Rrobat e gabuara ju nxjerrin në pah defektet; Ja çfarë duhet të vishni sipas formës së trupit

Rrobat e gabuara ju nxjerrin në pah defektet; Ja çfarë duhet të vishni sipas formës së trupit

Imazhet e trupave perfekt që qarkullojnë kudo nëpër hapësirat virtuale kanë një ndikim negativ të dejtëpërdrejtë tek femrat (dhe kjo është e vërtetuar). Janë modelet ato që kanë përmasat ideale 90’ 60’ 90’, por ato punojnë për këto përmasa, punojnë për performancën e tyre, modelingun e kanë punë. Po femrat e tjera, të profesioneve të ndryshme, një mësuese, inxhiniere, gazetare përse duhet të vihet nën situata presionuese të një trupi perfekt? Trupi i çdo femre është i bukur  dhe të gjitha duhet të mësojnë ta duan atë. “Format normale” të një femre mund të kategorizohen si : Trupi në formë dardhe, në formë molle, në formën e orës së lakur dhe trupi i rregullt i drejtë. Këshillat e mëposhtme u vijnë në ndihmë të gjitha femrave. Ja çfarë duhet të vishni sipas formës së trupit:

Lloji i Trupit “Mollë”

Zhvendoseni vëmendjen nga beli dhe supet tuaja. Duhet të nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit.

Fustanet dhe fundet e drejta  ju tregojnë pa forma, ndaj duhet të guxoni të vishni veshje pas trupi.

Ngjyrat e errëta ju përshtaten në mënyrë të përkryer

Lloji i Trupit “Dardhë”

Ndryshe nga trupi mollë, femrat me format e trupit “Dardhë” duhet të përqëndrohen në pjesën e bustit dhe të qafës. Duke qenë e gjërë në pjesën e fundme të trupit dhe e ngushtë tek shpatullat ju duhet të vishni bluza fustane që me prerjen e tyre të balancojnë gjerësine e vitheve me shpatullat.

Lloji i Trupit “Drejtkëndësh”

Shmangni xhinset e gjera

Vishni funde dhe fustane që të nxjerrin në pah drejtësinë e këmbëve tuaja. Mund të vendosni një rrip në bel për të dhënë idenë e një trupi me forma të lakuara.

Lloji i Trupit “Orë e lakuar”

Ky është trupi me format më të bukura dhe duhet të visheni në atë mënyrë që të nxirrni në pah belin dhe shpatullat  e vithet e lakuara.

Ndiqni linjat  e trupit tuaj dhe veshni rroba që janë ngjitur pas trupi.

Bluzat dhe fustanet me jakë V do të nxjerrin në pah bukurinë e bustit tuaj, por nëse doni ta zhvendosni vëmendjen nga busti juaj në pjesën e poshtme të trupit, thjesht mos e rëndoni qafën tuaj me varëse.

Shpërndaje në: