Kanë hulumtuar se çfarë ka në doner qebap: Rezultate tmerruese

Kanë hulumtuar se çfarë ka në doner qebap: Rezultate tmerruese

Doner qebapi bën pjesë në ushqimet popullore “më të shpejta” në gjithë Evropën. Me dispozita është përcaktuar që doner qebapi patjetër duhet të përbëhet nga fetat e mishit të viçit, deri në 60 për qind të mishit të bluar të gjedhit apo të mishit të deleve, mëlmesa, vezë, qepë, qumësht dhejogurt.

E po a është bash kështu edhe në praktikë?

Një ekip i redaksisë “Markt” të televizionit rajonal gjerman NDR ka hulumtuar përbërjen e donerit të mishit të viçit në pesë punëtori në Hamburg.

Rezultatet nga laboratori janë befasuese, transmeton Telegrafi.

giros-1444324641-70192

 

Ish-punëtorët e restorantit të ushqimit të shpejtë kanë zbuluar: Çfarë kurrë nuk do të porosisnin, sekrete të neveritshme të punës!

Në katër prej pesë doner qebapëve të studiuar kanë gjetur mish gjeli deti, pastaj përbërje të lartë të mishit të bluar të cilësisë më të dobët, pothuajse mbeturina të mishit, pastaj glutamat të dëmshëm i cili shërben si shtojcë e shijes dhe zëvendësim i kripës.

Kjo e fundit është arsyeja përse shoqatat e konsumatorëve kërkojnë që të theksohet qartë përbërja e vërtetë e “aditivëve” të dëmshëm dhe mishit jocilësor.

mustafas-gemuse-kebap-doner-kebap-sandwich-with-chicken-eat

Sepse, hulumtimi i bërë në Hamburg ka treguar që 80 për qind e asaj që quhet doner qebap nuk është i tillë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: