Projekti i fundjavës: tri përdorime të ndryshme të bananes që transformojnë lëkurën
Produktet më të mira të bukurisë janë ato që janë shumë të thjeshta për t’u përdorur dhe ato që, mbi të gjitha, janë të dobishme. Për projektin e fundjavës, këtë herë do t’ju sjellim përdorimin e bananes për tre probleme të ndryshme. Bananet mund të ndihmojnë të shpëtoni nga puçrrat, t’i jepni shkëlqim fytyrës, por edhe të parandaloni rrudhat.
1. Nëse keni lëkurë të irrituar dhe me puçrra, banania është zgjidhja më e mirë. Sasia e madhe e vitaminave të këtij fruti të ndihmon në reduktimin e inflamacionit (kryesisht vitamina A), ndërsa vitamina C ul në mënyrë të ndjeshme acarimin e puçrrave duke i përtharë.
Përzieni 2 lugë gjelle pure bananesh me një lugë gjelle sodë buke dhe disa pika lëng limoni të freskët. Kjo përzierje është një maskë qetësuese e lëkurës që ju ndihmon me aknet dhe irritimet e tjera të lëkurës.
2. Për lëkurën e lodhur dhe pa shkëlqim, acidi i limonit. I përzier me banane, ai do të veprojë menjëherë për të hequr lëkurën e vdekur dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës. Vitamina C? Është një element mahnitës për t’i rikthyer fytyrës ndriçimin natyral.
Përzieni 2 lugë gjelle pure bananesh me një lugë gjelle mjaltë. Mjalti është super qetësues dhe do t’ju ndihmojë për t’i dhënë shkëlqim natyral fytyrës.
3. Dhe nëse doni që të eliminoni shenjat e moshës dhe rrudhat, ose thjesht doni t’i parandaloni, bananet janë perfekte edhe për këtë. Ato përmbajnë vitaminë C që rrit prodhimin e kolagjenit, i cili është aq i domosdoshëm për lëkurën.
Përzieni 2 lugë gjelle pure bananesh me 1 lugë gjelle kos të ftohtë (kjo do t’ju bëjë të ndiheni freskët) dhe shtoni pak lëng limoni. Kosi dhe banania ndihmojnë bashkë për të rifreskuar dhe rigjeneruar lëkurën.