A mund të mbetem shtatzënë nga seksi anal?
Penisi në vaginë është i barabartë me bebusha! Kështu, zgjedhja e vetme e qejfit pa shqetësime mbetet seksi anal. Por, gjithsesi në mendjen tonë ka një pyetje që s’ka marrë ende përgjigje.
Sa e sigurtë është që nuk mbetemi shtatzënë përmes seksit anal?
Ok, teknikisht nuk ka shumë shanse. Anusi nuk ka lidhje me organet riprodhuese, kështu që në mënyrë direkte ju s’mund të bëni një bebush duke bërë seks anal. Në të njëjtën kohë, kurrë mos thuaj kurrë. Vagina dhe kanalet e anusit janë afër me njëra tjetrën, kështu që mund të ndodhë që sperma të rrëshqasë brenda vaginës.
Gjithsesi është shumë e rrallë të mbetesh shtatzënë prej seksit anal, por nëse e përdorni këtë mënyrë si “për të shpëtuar” nga një shtatzëni e padëshiruar nuk jeni 100% të sigurtë. Madje, ekspertët e seksit rekomandojnë se përdorimi i masave mbrojtëse është i nevojshëm, për të parandaluar edhe ndonjë infeksion të mundshëm, aq më tepër aty ku mikrobet janë edhe më të shumta.