Çfarë të bën ekspert në shtrat?

Çfarë të bën ekspert në shtrat?

Ndërrimi i shpeshtë i pozicioneve apo kohëzgjatja, nuk janë gjithnjë faktorët që na bëjnë të jemi të paparë në shtrat. Janë disa gjëra edhe më të thjeshta, edhe më “të vogla” që të shnërrojnë në profesionist!

Shijon çastet kur je vetëm

S’e kemi fjalën për gjumin. Këtu po flasim për të gjitha herët që ju kënaqni dhe eksploroni veten tuaj. Përmes masturbimit do të kuptoni çfarë vërtet ju pëlqen dhe në seksin e ardhshëm, idetë do t’i keni shumë më të qarta.

Mendoni gjatë për seksin

Nuk duhet të fantazoni rreth aktit vetëm kur jeni duke e bërë apo ato fare pak minuta që po nisni të eksitoheni. Mendojeni më shpesh dhe fantazoni. Kjo do t’ju sjellë një mal me ide herën tjetër.

Nuk je gjykues

Partneri/ja juaj mund të ketë çfarëdo lloj fantazie ndaj bëni mirë të tregoheni dashamirës dhe ta lejni të shprehë veten. Kjo do ta kënaqë atë dhe automatikisht ju do të quheni të paparë në seks.

Je spontan

Nuk ka gjë më emocionuese se diçka e bërë krejt papritur. Mos u mendoni shumë gjatë dhe mos u nisni me strategji. Lëreni veten të lirë dhe bëni të parën gjë që ju shkrep në mendje. Ajo është gjëja që ju vërtet dëshironi.

Shpërndaje në: