Pesë gabimet që dëmtojnë seriozisht zemrën dhe arteriet

Pesë gabimet që dëmtojnë seriozisht zemrën dhe arteriet

Venat tona transportojnë gjak, oksigjen dhe substanca ushqyese në të gjithë trupin. Ato duhet të jenë të hapura dhe elastike, në mënyrë që gjaku të arrijë të gjithë organet dhe qelizat e trupit. Më poshtë rendisim pesë gabime që shkatërrojnë zemrën dhe arteriet.

Duhani shkatërron qelizat e venave– Nikotina që përmban cigarja prek venat e gjakut dhe disa zona të trupit nuk mund të marrin sasinë e nevojshme të gjakut. Duhani dëmton venat për një kohë të gjatë, për shkak se ngjit blozë në brendësi të tyre, kësisoj disa nga qelizat vdesin si dhe në vena krijohen njolla.

Sheqeri në gjak shpërbën qelizat- Një nivel i lartë i sheqerit në gjak, dëmton pjesën e brendshme të venave, njëlloj si cigarja. Diabetikët dhe pre-diabetikët me nivel të lartë sheqeri në gjak, shkatërrojnë shtresën mbrojtëse të venave të gjakut.

Kolesteroli dëmton venat- Niveli i lart i kolesterolit depozitohet në qelizat vaskulare në formën e ishujve të vegjël, duke vështirësuar funksionimin e arterieve.

Tensioni i lartë shkakton çarjen e venave – Nëse venat e gjakut janë të dëmtuara, tensioni i lartë i vazhdueshëm, është shumë i rrezikshëm. Kjo pasi pompimi i gjakut mund të shkaktojë çarjen e tyre. Kjo do të thotë se kush pi duhan, ka diabet dhe tension të lartë, rrezikon nëntë herë më shumë që të preket nga sëmundjet kardiovaskulare në raport me njerëzit e tjerë, shkruan noa.al.

Pesha trupore– Po ashtu këshillohet që të ruhet një peshë normale trupore, pasi edhe mbipesha dëmton njëlloj si gjithë faktorët që përmendëm më sipër.

Shpërndaje në: