Shkencëtarët: Ky është lloji më i mirë i ushtrimeve për të humbur peshë

Shkencëtarët: Ky është lloji më i mirë i ushtrimeve për të humbur peshë

Për vite të tëra ka qenë një dilemë e madhe mes ekspertëve se a janë ushtrimet kardio apo ato me peshëngritje më të mira për humbje të peshës.

Sipas hulumtimeve të fundit, duket se ky debat më në fund ka përfunduar.

Hulumtuesit e universitetit Duke kanë treguar se ushtrimet më të mira për të humbur peshë janë ushtrimet aerobike.

Ndryshe të njohura si kardio, ky lloj i ushtrimeve kërkon ta rritni pulsin e zemrës dhe frymëmarrjen dhe ushtrimet e nxisin zemrën të pompojë më shumë gjak.

Shkencëtarët kanë treguar se ata që performojnë ushtrime aerobike mund t’i humbin deri në 2 kilogramë më shumë sesa ata që bëjnë ushtrime të forcës.

Megjithatë, është e rëndësishme ta cekim faktin se ata që bëjnë ushtrime të forcës shtojnë masë pa dhjamë, por se muskujt e shtuar nuk shpijnë në humbje të dhjamit.

Prandaj, ushtrimet kardio faktikisht ju ndihmojnë të humbni më shumë yndyrë në trup.

Shpërndaje në: