Dënohet mësuesja 43-vjeçare, donte të ndihmonte nxënësin me mësimet në një dhomë hoteli
Një mësuese 43-vjeçare në Britani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me 2 vite burg pasi u akuzua se kishte bindur një 15-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale.
Mësuesja i ka kundërshtuar akuzat. Ajo ka thënë se djali ishte dobët me mësime dhe kishte shumë nevojë për përmirësime, ndaj ajo ishte ofruar ta ndihmonte. Por mësuesja e pranon se e kishte tepruar që kishte menduar ta bënte mësimin në një dhomë hoteli, të cilën e kishte prenotuar vetë.
Ajo këmbëngul që nuk kishte asnjë interes seksual ndaj djalit, pro gjykata në Liverpul vendosi ta dënojë me “bindje të një të mituri për marrëdhënie seksuale”.