Kujdes nga pijet me sheqer, rriten shanset për t’u prekur nga kanceri

Kujdes nga pijet me sheqer, rriten shanset për t’u prekur nga kanceri

Një studim francez ka dalë në përfundimin se konsumimi i pijeve me sheqer, duke përfshirë 100%  lëng frutash mund të rrisë rrezikut e sëmundjes së kancerit.

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris monitoruan konsumin e ushqimit dhe pijeve te më shumë se 101.000 të rriturve nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Ata treguan në studimin e tyre të botuar të mërkurën në British Medical Journal se “konsumi i pijeve me sheqer ishte i lidhur dukshëm me rrezikun e kancerit të përgjithshëm”.

Ekipi i studimit ka përcaktuar pijet e sheqerit si pije që përmbajnë më shumë se 5% të karbohidrateve të thjeshta, të cilat përfshijnë pijet joalkoolike, shurupe, milkshakes dhe pije energjetike, ndër të tjera edhe 100%  lëng frutash.

Gjithashtu ata thanë se një pije me sheqer prej 100 ml në ditë rrit rrezikun e kancerit me 18%, por nëse është pijë e ëmbëlsuar artificialisht atëherë nuk ka një rritje në rrezik të kancerit.

Nga 2.193 kanceret e kontraktuar gjatë studimit, 693 ishin kancere të gjirit, 291 ishin kancere të prostatës dhe 166 ishin kancere kolorektale. Mosha mesatare në diagnozën e kancerit ishte 58 vjeç.

Por për të zbutur zgjedhjet e tyre shkencëtarët theksuan se studimi ishte “vëzhgues” dhe se rezultatet kishin marrë parasysh edhe faktorët sociodemografikë si mosha, gjinia, arsimi si dhe zgjedhjet e jetesës siç janë pjesëmarrësit që tymoseshin.(Tema)

Shpërndaje në: