Nuk paskemi përfituar asgjë nga lëngjet detoks; Ja gabimi i vetëm që nuk duhet bërë

Nuk paskemi përfituar asgjë nga lëngjet detoks; Ja gabimi i vetëm që nuk duhet bërë

Uji është një nga përbërësit më të rëndësishëm për organizmin dhe mendjen tonë. Pa ujë, nuk do të mund të rezistonim më shumë se disa ditë dhe për asnjë lëndë tjetër ushqyese, nuk kemi nevojë në sasi aq të madhe, sa kemi për të.

Të qëndruarit të hidratuar, është një nevojë fiziologjike, por pak prej jush mund ta dinë se shtimi i disa copëzave nga frutat, perimet, apo erëzat e freskëta në një shishe ujë shoqërohet me shumë përfitime të tjera.
Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndiheni të lodhur? Këto janë disa nga simptomat që organizmi juaj është “helmuar” dhe një nga mënyrat më të shpejta e të lehta të detoksikimit është ajo e ujit me limon, copëza kastraveci, shkopinj kanelle apo gjithëfarë përbërësi tjetër që shton shije, por edhe pastron organizmin ! Uji detoks, më shumë sesa një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë, është hapi i parë drejt një regjimi të shëndetshëm !

Kjo është jo vetëm një mënyrë e përballueshme , por edhe e shpejtë ! Jo më kot, vajzat e famshme të Instagramit, influencueset dhe artikujt e shëndetit kanë një kryefjalë të përbashkët: lëngje detoks. Fruta në një shishe uji ! Por sa përfitoni vërtetë nga këto të fundit nëse ato priten dhe thjesht shtohen në shishe ! Sa arrini t’i përthithni vlerat dhe lëndët ushqyese?


Nëse deri më sot, thjesht keni shtuar disa fruta në shishet plastike, vështirë të keni përfituar ! Vitaminat e mineralet nuk arrijnë të përthithen e më tepër pirja e ujit shndërrohet në një mision thuajse të pamundur, kur copëzat e mëdha të frutave zënë grykën e shishes. Pse të mundoheni më kot, kur në treg mund të gjeni një shishe të posaçme për lëngjet tuaja detoks. Copëzat e akullit, erëzat e freksëta, frutat apo perimet i hidhni në hapësirën e dedikuar brenda shishes së bollshme dhe ju nuk bezdiseni as nga mbetjet, farat apo fijet e përbërësve shtesë. Kjo shishe nga Tescoma do të ndryshojë rrënjëshisht mënyrën sesi përgatisni lëngjet detoks.

Gjithçka do të jetë më e lehtë dhe përfitimet shumë herë më të larta. Tanimë fotot do të jenë të denja për Instagram dhe shishen me formën unike dhe në disa ngjyra mund ta merrni me vete kudo që ndodheni ! Nuk do të keni nevojë më për aktivizimin e aplikacioneve që ju kujtojnë të pini ujë, sepse me këtë shishe që do e keni gjithnjë para syve, hidratimi do të jetë prioriteti juaj.
Më poshtë gjeni një recetë:

Ujë i aromatizuar me manaferra
Përbërësit: 1 litër ujë • disa feta limoni • disa gjethe rozmarine – mos e përdorni nëse nuk ju pëlqen • 50 g manaferra ose boronica

Shpërndaje në: