Nëse jeni duke u martuar për këto arsye, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh

Nëse jeni duke u martuar për këto arsye, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh

“Jeni pothuajse në të 30-tat. Kur do të martohesh?”

Nëse keni arritur një moshë kur shoqëria mendon se është mosha për tu martuar, atëherë ju mund të keni dëgjuar këtë pyetje apo fjali shumë herë.

Ndonjëherë presioni për tu martuar është shumë i lartë sa që mund të përfundoni të martoheni për arsye të gabuara, transmeton “Etimes”.

Le t’i shikojmë disa arsye, të cilat definitivisht nuk janë të drejta për tu martuar.

Të martoheni vetëm për te marr vetën nga një zemër e thyer

Po e keni lexuar si duhet – ka njerëz të cilët martohen vetëm për të harrur një lidhje të kaluar. Ta trajtoni martesën si një qendër rehabilituese për zemër të thyer, mund të jetë gabimi më i madh  që mund ta bëni.

Sepse jeni më i/e vjetër nga të gjithë motrat dhe vëllezërit

Të gjithë e dimë se shoqëria jonë krijon presion dhe ankth që së pari të martohen motrat dhe vëllezërit e mëdhenj e sidomos vajzat. Për këtë arsye, shpesh herë te këta persona krijohet person dhe nguten që të martohen, shpesh herë edhe duke gabuar.

Presioni nga shoqëria

Nëse jeni duke planifikuar të martoheni sepse e gjithë shoqëria juaj është duke u martuar dhe disa prej tyre madje janë edhe me fëmijë, mund ta ndryshoni shoqërinë e jo të statusin martesor.

Sepse po ju kalon koha

Nëse mendoni se ora biologjike është duke iu kaluar dhe se duhet të martoheni sa më shpejt që është e mundur, jeni duke gabuar shumë. Është shumë e zakonshme që njerëzit të marrin këtë hap kur arritin një moshë të caktuar. Por, kjo nuk nënkupton që duhet të përfundoni të martoheni me dikë që nuk ju përmbush. Mos harroni sa më ngadalë dhe sigurt e fiton garën.

Shpërndaje në: