Si ta përballoni rikthimin në punë pas pushimeve

Si ta përballoni rikthimin në punë pas pushimeve

Vera është në pikun e saj, por gjithsesi ditët ikin. Pushimit buzë detit do t’i vijë fundi dhe pas tij është rikthimi në punë, një proces që shoqërohet me jo pak stres.

Rikthimi në rutinë dhe përgjegjësitë mund t’i shkaktojnë krizë dhe shok trupit tuaj. Duhet të përshtateni dalëngadalë. Ndoshta më mirë është të mos shkoni menjëherë pas pushimeve në punë.

Filloni lexoni email-et që janë më urgjente. Pini kafe, hani fruta dhe bëni ushtrime të vogla stretching për të relaksuar muskujt në zyrë. Merrni një vazo me lule dhe vëreni në tryezën tuaj të punës.

Kur të ktheheni në punë, tregojuni kolegëve për vendet që keni vizituar, për aventurat dhe se sa jeni kënaqur.

Jepuni atyre këshilla të dobishme për destinacionet që keni vizituar. Për një moment ju do ta katapultoni mendjen tuaj në këto vende. Ushtrime dhe sport në natyrë. Është e rëndësishme të kujdeseni për regjimin tuaj, edhe nëse nuk keni me humor të mirë në rikthim.

Hani shëndetshëm, sallata, fruta të freskëta të sezonit.

Mos qëndroni brenda katër mureve por bëni shëtitje të gjata në parqe, veçanërisht pas pune.

Shpërndaje në: