Harrojini dhimbjet e lindjes, këto janë 7 gjërat që i bëjnë gratë vërtetë të vuajnë thellë në shpirt

Harrojini dhimbjet e lindjes, këto janë 7 gjërat që i bëjnë gratë vërtetë të vuajnë thellë në shpirt

Dhimbja gjatë lindjes nuk është ekzagjerim. Pothuajse çdo grua ka ankthe rreth lindjes, edhe nëse lind për herë të dytë apo të tretë ose të katërt. Ankthet e tyre ushqehen nga gratë e tjera që kanë histori të tmerrshme për t’u treguar. Megjithatë duhet të dini se ka dhimbje të tjera në jetë që janë po aq të mëdha sa ajo e lindjes.

”Momjunction” ka pyetur disa nëna për llojet e dhimbjeve që kanë kaluar. Ja çfarë, disa gra, mendojnë se ju ka dhembur më shumë sesa lindja e fëmijëve:

Dhimbje koke nga migrena/Dhimbja nga migrena nuk është dhimbje e lehtë. Disa njerëz e përjetojnë atë për ditë të tëra, dhe shumë kanë raportuar se kjo është një dhimbje e pamëshirshme. Dhimbja mund të shoqërohet me simptoma si ndjeshmëri të lehtë, përzierje dhe të vjella. Nëse mund të kryeni punën edhe duke pasur një dhimbje si kjo atëherë keni një durim të jashtëzakonshëm!
Kockat e thyera/Me sa duket është më e dhimbshme të të thyhen kockat se sa të lindësh, sipas një gruaje që theu kyçin e këmbës. I vështirë për t’u ndjekur është përdorimi i patericave. Ju nuk përdorni paterica pas lindjes. Në shumicën e rasteve pas lindjes, shëroheni shpejt dhe mund të ecni përsëri normalisht.
Gurët në veshka/Një nënë që kishte gurë në veshka mendonte se lindja e fëmijëve ishte më e lehtë sesa ky problem. Disa kanë thënë që janë njëlloj.

Gurët e tëmthit/Gurët në tëmth mund të shkaktojnë një dhimbje afatgjatë për ju edhe nëse merrni ilaçe për dhimbje dhe ndiqni këshilla ushqyese. Ato nëna që kanë lindur dhe kanë pasur gurë në tëmth thanë se nuk mund të ketë dhimbje që i afrohet më shumë gurëve të tëmthit.
Pastrimi i rrënjëve të dhëmbit/Dhimbja e dhëmbëve dhe dhimbjet e lindjes përkojnë me njëra tjetrën. Nëse keni pasur heqje të rrenjëve të dhëmbit pa qetësues atëherë mund të lindni fëmijë pa e ndier shumë dhimbjen. Por mbani mend se metodat e lehtësimit të dhimbjes në lindjen e fëmijëve shpesh nuk funksionojnë siç duhet.
Infeksionet e fshikëzës/Infeksionet e fshikëzës kanë arritur të listohen në këtë listë. Disa gra kanë përshkruar dhimbjen djegëse si dhjetë herë më të keqe se të lindurit.

Kirurgjia/Kirurgjitë janë pa dyshim më të dhimbshme se lindja vaginale. Po, ju vendoseni nën anestezi në kohën e operacionit, dhe nuk ndjeni dhimbjen e prerjes. Por dhimbja pas operacionit mund të jetë shumë më tepër e madhe sesa një lindje vaginale. Përsëri, disa operacione janë të mëdha, disa janë të vogla. Një pjesë cezariane në vetvete mund të shkaktojë dhimbje të mëdha pas operacionit. Fatmirësisht ka mjete të nevojshme që qetësojnë dhimbjet këto ditë. Operacionet ndryshojnë nga rasti në rast.
Lindja e detyruar/Lindja natyrale vjen ngadalë dhe ju gjeni durimin dhe guximin për të përballuar dhimbjet. Por nëse është një lindje e induktuar, trupit tuaj nuk i jepet mundësia të lejojë që procesi i lindjes të vijojë normalisht. Në shumicën e rasteve, ndërhyrjet e përdorura në lindje i shtojnë dhimbjet duke e tejkaluar lëvizjen dhe duke shkaktuar frikë./BURIMI ”PËR NËNAT”

Shpërndaje në: