Gruaja e cila është alergjike ndaj të ftohtit
Por një sindromë e rrallë nënkupton se i ftohti mund të jetë tmerrues për Pat Owers.
76 vjeçarja, mësuese e dalë në pension nga Essex, është alergjike ndaj të ftohtit.
Sindroma njihet si urtikaria e ftohtë, që përbën një deri në tre përqind të rasteve të urtikarisë.
Owers u prek nga sëmundja pasi kishte një reagim të pafavorshëm e ekstrem ndaj një vaksinë që iu bë kur ishte vetëm pesë vjeç. Që atëherë çdo kontakt që ajo kishte më të ftohtin i shkaktonte urtikari në të gjithë trupin.
“Vitet e rinisë ishin të tmerrshme. Sa herë i ftohti më preëtë lëkurën mbulohesha me shenja të kuqë që më krruheshin në lëkurë. Dukej sikur kisha një trup të mbështjellë me fluska. Duart dhe këmbët e mia më mpiheshin tërësisht e më kruheshin. Kjo zgjaste për rreth 30 minuta derisa ngrohesha,” tha Owers për Independent.
“Është diçka me të cilën jam rritur. Besoj se jam mësuar me të tashmë,” shton Pat.